Zyrtare: Diamoutene lojtari i ri i Romёs

Ekipi i Lecces ka pohuar se mbrojtësi Souleymane Diamoutene do tё transferohet tek Roma, si huazim deri nё fund tё sezonit.Mёngjesin e sotëm mediat nё Itali publikuan se Diamoutene ёshtё afёr transferimit nё Romё, pas dështimit tё klubit kryeqytetas tё angazhojë Marco Mottan nga Udinese.
Transferimin e ka bёrё zyrtare ekipi i Lecces.

“Ekipi i Lecces dëshiron tё bёjё tё ditur se ёshtё arritur marrëveshje huazimi me mundësi tё shndërrimit nё transfer tё pёrhershёm me Romёn pёr lojtarin Souleymane Diamoutene”, thuhet deklaratën e klubit.

Lojtari nga Mali luan nё pozitën e mbrojtësit tё qendrës, por mund tё luajё edhe nё anёn e djathtё tё mbrojtjes.

Postuar: 13:48 / 31 Janar '09


Anelka: Ferguson ёshtё mё i miri

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thёnё se trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё dallimi nё mes tё liderit tё Premierligёs dhe ekipeve qё ndodhen prapa.Anelka, i cili ka lajtur pёr Arsenalin, Liverpoolin dhe tash pёr Chelsean, beson se Ferguson ёshtё aryeja e vetme pse United dominon nё Premierligё.

“Ekipi i Manchester United nuk ёshtё mё i kompletuar ose mё i mirё se sa ai i Liveproolit ose Chelseat, por Ferguson ёshtё shumё inteligjent. Ai ёshtё aty shumё kohё dhe angazhon lojtarё tё cilёt luajnë mirё sё bashku”, ka thёnё Anelka nё shkrimin e pёr sportiven franceze Les Dessous du sport.

Postuar: 13:26 / 31 Janar '09


Real transferon mesfushorin e West Hamit, Faubert

Real Madrid ka mbyllur nënshkrimin me mesfushorin e West Ham United, Julien Faubert.Francezi do t’i bashkohet kampionit tё Spanjёs nё formё huazimi pёr njё shumё prej 1.2 milionё funtesh, ndërsa do tё mund tё nënshkruajё kontratё tё përhershme pёr edhe 5 milionё funte shtesё.

Faubert mund tё luajё edhe nё Ligёn e Kampionёve dhe do tё jetё nё Madrid sot pёr tё kompletuar transferimin.

Postuar: 13:18 / 31 Janar '09


City provon shansin edhe me Terryn

Manchester City ka bёrё njё hap befasues duke dërguar ofertё pёr shërbimet e kapitenit tё Chelseat, John Terry.Times ka shkruar se drejtori ekzekutiv i Cityt, Garry Cook, ka biseduar me Peter Kenyon, shefin ekzekutiv tё Chelesat, pёr tё pyetur rreth situatës sё Terryt.

Si edhe pёr Kaka, i cili vendosi tё mbetet nё Milan, City kishte planifikuar tё bёnte ofertё tё cilёn rrallё klub do ta refuzonte. Por tё njёjtёn përgjigje ka marrё edhe nga klubi londinez, se kapiteni nuk ishte nё shitje pёr kurrfarë çmimi.

Postuar: 9:33 / 31 Janar '09


Ferguson synon 80 gola kёtё sezon

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i bindur se sulmi i ekipit tё tij mund ta thyejё barrierën prej 80 golave kёtё sezon.Ferguson beson se Dimitar Berbatov, Wayne Rooney, Carlos Tevez dhe Cristiano Ronaldo, qё tё gjithё mund tё arrijnë kuotën e 20 golave kёtё sezon.

“Sigurisht, mendoj se ata janë nё gjendje ta bёjnё atё. Pёr momentin kanё qenё mbrojtësit ata tё cilёt kanё rёnё nё pah deri tash. Tash shpresoj se tash do tё jetё momenti i sulmuesve”, ka thёnё Ferguson.

“Ronaldo ёshtё njё shembull i mirё. Vitin e kaluar ai ishte i mrekullueshëm, shёnoi 42 gola si anësor. Ende njerëzit thonё se ai nuk po kalon njё sezon tё mirё kёtё vit, por ai ka shёnuar 13 gola si dhe ka bёrё 11 asistime”.

“Ai pa dyshim do tё përfundojë me mbi 20 gola. Rekordi i Berbatov nё Tottenham ishte 20 gola ose mё shumë nё sezon, dhe presim ta pёrsёrisё kёtё. Dhe sigurisht, nёse do tё kemi gola shtesё nga Carlos dhe Wayne, kjo na jep rast mё tё mirё”, ka shtuar skocezi.

Postuar: 9:29 / 31 Janar '09


Chelsea ka frikё nga Kuyt

Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, e vlerëson Dirk Kuyt lojtarin mё tё rrezikshëm tё Liverpoolit.Kur ёshtё pyetur nёse do t’i kushtonte vëmendje tё veçantё mbulimit tё Steven Gerrard nё ndeshjen e nesërme nё Anfield, ai ka befasuar duke thёnё se ka frikё nga dikush tjetër.

“Gerrard? Dhe çfarë me Torres, Riera dhe Mascherano? Kjo ёshtё si tё thuash se ekipi im varet i gjithi nga Lampard. Liverpool ka lojtarё fantastik, siç kemi edhe ne”, ka thёnё Scolari.

“Por njё lojtarё mё pёlqen mё shumti, tё cilin as qё e përmendet. Kur ai luante me Holandёn dhe unё drejtoja Portugalinё, thash ‘Ju lutem mos luani me kёtё’,”, ka shtuar braziliani.

Postuar: 9:14 / 31 Janar '09


Reali transferon Faubertin?

Real Madridi e ka transferuar mesfushorin e West Ham Unitedit, Julien Faubert, i cili do të qëndrojë në formë huazimi në Santiago Bernabeu.Gazetat madrilene “Marca” dhe “AS” kanë njoftuar për këtë transferim, ndërsa Faubert do të luajë për Los Merengues deri në qershor të këtij viti, për një vlerë prej 1.5 milion eurosh, me mundësinë për t’u bërë lojtar i Realit. Ndërkaq nëse Mbretërit e dëshirojnë këtë gjë, atëherë duhet të paguajnë gjashtë milionë euro.

Ky transferim ka ndodhur ‘pa pritur’, pasi paraprakisht nuk ishte informuar për ndonjë interesim të Los Blancos për mesfushorin francez.

Postuar: 23:19 / 30 Janar '09


Hamburg ngjitet në krye

Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore minimale kundër kampionëve në fuqi të Bayern Munichut, për t’i prirë Bundesligës së paku deri të shtunën.Takimi i zhvilluar sonte në HSH Nordbank Arena ndërmjet Hamburgut dhe Bayern Munichut ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të skuadrës vendase.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mladen Petric një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, pavarësisht se bavarezët deri në fund të takimit tentuan t’i barazonin shifrat.

Me këtë fitore Hamburgu ngjitet në pozitën e parë me një pikë më shumë nga Hoffenheimi që zbret në pozitën e dytë, por të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së tetëmbëdhjetë kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus.

Postuar: 23:09 / 30 Janar '09


Inter mohon kurdisjen e ndeshjeve

Skuadra e Interit ka reaguar me vonesë duke mohuar spekulimet kinse ata janë të përfshirë në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve.Në numrin e sotëm, gazeta italiane “Il Giornale” ka publikuar një raport sipas të cilit drejtësia italiane është duke hetuar skuadrën e Interit për përfshirje në kurdisjen e disa ndeshjeve, të cilat ia mundësuan fitimin e Scudettos në sezonin e kaluar.

Pas këtij lajmi, prokurorët publik në Milano kanë mohuar spekulimet e “Il Giornale” duke thënë se ata nuk janë duke e hetuar Interin, ndërkohë më vonë edhe vetë Nerazzurët kanë reaguar duke mohuar përfshirjen e tyre në kurdisjen e ndeshjeve.

“Dëshirojmë të theksojmë se ajo që thuhet në gazetën 'Il Giornale' nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. FC Internazionale Milano dëshiron të përsërisë se një gjë e tillë nuk ekziston. Zyra e prokurorit në Milano e ka mohuar këtë gjë dhe ka deklaruar se nuk do të ketë hetime të autoriteteve të Interit për sezonin 2007/2008. Skuadra do ta mbrojë imazhin e saj në secilën mënyrë të mundshme”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Postuar: 18:58 / 30 Janar '09


11-të më të mirët e javës së njëzet në Serie A

Top-katër skuadrat e Serie A shënuan fitore në javën e njëzet, që njëkohësisht shënoi fillimin e ndeshjeve kthyese të Kampionatit italian. Juventus e mposhti Fiorentinën me rezultat minimal prej 1-0. Milani iu hakmor Bolognas, e cila ia kishte shkaktuar humbjen e parë në fillim të këtij sezoni. Roma e mposhti bindshëm Napolin në San Paolo, ndërsa Inter riktheu pozitën e parë pas 24 orësh duke mposhtur Sampdorian në shtëpi. Lazio është befasuar në shtëpi nga Cagliari, ndërsa me meritor për këtë fitore të Cagliarit ishte portieri Marchetti.Formacioni më i mirë i javës së njëzet në Serie A (3-4-1-2):

Portier: Federico Marchetti (Cagliari)

Mbrojtës: Daniele Portanova (Siena), Philippe Mexes (Roma), Juan (Roma)

Mesfushorë: Fabio Simplicio (Palermo), Claudio Marchisio (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Gianni Munari (Lecce)

Mesfushor-sulmues: Kaka (Milan)

Sulmues: Jeda (Cagliari), Adriano (Inter)

Nota të larta kanë fituar edhe:

Carlos Valdez (Reggina)
Vincenzo Italiano (Chievo)
Gianluigi Buffon (Juventus)
Marco Marchionni (Juventus)
Sebastien Frey (Fiorentina)
Marco Di Vaio (Bologna)
Gianluca Zambrotta (Milan)
David Beckham (Milan)
Diego Milito (Genoa)
Jorge Martinez (Catania)
Davide Biondini (Cagliari)
Alessandro Matri (Cagliari)
Jose Castillo (Lecce)
Cesare Natali (Torino)
Mirko Vucinic (Roma)
Fabio Liverani (Palermo)
Mario Frick (Siena)
Maicon (Inter)
Dejan Stankovic (Inter)

Postuar: 18:26 / 30 Janar '09


Formacioni më i mirë i javës së 20-të në La Liga

Në javën e njëzet të Primera Divisionit spanjoll vetëm dy nga top-skuadrat shënuan fitore. Barcelona ia hakmor Numancias për humbjen e vetme të sezonit, ndërsa Reali me vështirësi e mposhti Deportivo La Corunan. Villarreali dhe Atletico Madridi barazuan kundër Osasunës, respektivisht Malagas. Ndërkaq, Valencia u mposht si mysafir i Mallorcas, derisa Sevilla humbi në shtëpi nga Racing Santander.Njëmbëdhjetë më të mirët e javës së njëzet në La Liga (3-4-3):

Portier: Carlos Kameni (Espanyol)

Mbrojtës: Daniel Alves (Barcelona), Cesar Navas (Racing Santander), Nasief Morris (Recreativo Huelva)

Mesfushorë: Arjen Robben (Real Madrid), Lassana Diarra (Real Madrid), Gonzalo Colsa (Racing Santander), Jose Jurado (Real Mallorca)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Nikola Zigic (Racing Santander), Roberto Soldado (Getafe)

Formë të shkëlqyer treguan edhe:

Inaki Goitia (Malaga)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Pedro Leon (Valladolid)
Francisco Casquero (Getafe)
Javier Camunas (Recreativo Huelva)

Postuar: 18:24 / 30 Janar '09


Java e 23-të në Premier League, 11-të më të mirët

Java e 23-të e Ligës Premier, u shkoi përshtat kampionëve në fuqi Manchester United dhe nënkampionëve të Chelseat, të cilët shënuan fitore kundër WBA-së, respektivisht Middlesbroughut, ndërkaq Liverpooli dhe Arsenali, barazuan kundër Wigan Athletic dhe Evertonit, respektivisht. Aston Villa fitoi si mysafir i Portsmouthit për ta përforcuar pozitën katërt.Formacioni më i mirë i javës së 23-të në Premier League (4-4-2):

Portier: Matt Duke (Hull City)

Mbrojtës: Leighton Baines (Everton), Nemanja Vidic (Manchester United), Phil Jagielka (Everton), Curtis Davies (Aston Villa)

Mesfushorë: Tim Cahill (Everton), Scott Parker (West Ham United), Luka Modric (Tottenham Hotspur), Ryan Giggs (Manchester United)

Sulmues: Salomon Kalou (Chelsea), Dimitar Berbatov (Manchester United)

Nota të mira morën edhe:

Marouane Fellaini (Everton)
Matthew Upson (West Ham United)
Frank Lampard (Chelsea)
Michael Carrick (Manchester United)
Joleon Lescott (Everton)
Emile Heskey (Aston Villa)
Carlton Cole (West Ham United)
Aaron Lennon (Tottenham Hotspur)
Ronaldo (Manchester United)
Jermain Defoe (Tottenham Hotspur)
Robin Van Persie (Arsenal)
Craig Bellamy (Manchester City)

Postuar: 18:24 / 30 Janar '09


Vidic mungon kundër Interit

Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, do të mungojë në takimin e parë të Ligës së Kampionëve të cilin kampionët në fuqi do ta zhvillojnë në Giuseppe Meazza kundër Interit.Mungesa e qendërmbrojtësit kryesor të Djajve të Kuq vjen si pasoj e kartonit të kuq të cilin e mori në finalen e Kupës së Botës për Klube, ndërsa FIFA ka konfirmuar se dënimi do të jetë së paku një ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve.

“Sky Sports” të premten ka konfirmuar se mbrojtësi serb është i suspenduar pikërisht për ndeshjen e parë kundër zikaltërve, e cila do të zhvillohet më 24 shkurt në Giuseppe Meazza.

Postuar: 18:24 / 30 Janar '09


Bruno Alves afër Barcelonës

Liderët e La Ligas, Barcelona, është shumë afër të nënshkruajë me mbrojtësin e Portos, Bruno Alves.Mediat portugeze njoftojnë se Alves tashmë ka nënshkruar një parakontratë me Blaugranët dhe së shpejti pritet që ai të bëhet lojtar i katalunasve.

Babai i portugezit, ish-futbollisti Washington, i cili njëherit është edhe agjent i tij, ka konfirmuar se në javët e fundit janë shtuar takimet me drejtuesit e Barcelonës, mirëpo nuk ka konfirmuar ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

Postuar: 17:54 / 30 Janar '09


Tre javë moslojë për Fabianon

Sevilla do të jetë tre javë pa Luis Fabianon, pasi që braziliani ka pësuar një lëndim gjatë takimit të të enjtes mbrëma të Copa Del Rey kundër Valencias.Fabiano është nxjerrë jashtë në minutat e fundit të takimit pas një ndërhyrjeje të Emiliano Morettit, ndërsa mjekët e skuadrës andaluziane kanë njoftuar se e ka dëmtuar gjurin e majtë dhe do të mungojë tre javë.

Braziliani do të mungojë në derbin kundër Betisit dhe në takimin kundër Sporting Gijonit në La Liga, pastaj në takimin kundër Athletic Bilbaos në kuadër të Kupës së Mbretit, si edhe në një miqësore të Brazilit.

Postuar: 17:32 / 30 Janar '09


Inter ka kurdisur ndeshjet? Moratti hesht!

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vendosur të mos komentojë shkrimet në gazetën “Il Giornale”, sipas së cilës skuadra e tij ka kurdisur ndeshjet në sezonin e kaluar.Ministria Publike në Itali ka nisur hetimet në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve në sezonin e kaluar, ndërsa “Il Giornale” ka publikuar hetimin, sipas të cilit Nerazzurët kanë kurdisur ndeshjet të cilat ua kanë mundësuar ta fitojnë Scudetton.

Ky lajm ka kryesuar lajmet sportive të ditës së sotme, ndërkohë që Moratti ka refuzuar të komentojë për këtë gjë.

“Dëgjova sot në lajme për këtë gjë. Mirëpo nuk e kam lexuar gazetën prandaj nuk mund të jap ndonjë koment”, ka thënë Moratti për “Sky Sport Italia”.

Postuar: 17:23 / 30 Janar '09


Chelsea dhe City kontaktojnë me Tevezin

Dy skuadrat nga Liga Premier, Chelsea dhe Manchester City, i janë bashkuar betejës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Carlos Tevez.“Times” njofton se United janë në bisedime me argjentinasin për të nënshkruar një kontratë, e cila do ta lidhte atë me Old Trafford, duke marrë parasysh faktin se marrëveshja në bazë të cilës Tevez është i huazuar te kampionët përfundon në qershor.

Mirëpo bisedimet kanë ngecur për shkak të vlerës së madhe të parave që kërkojnë pronarët e tij, dhe po ashtu paga e lojtarit konsiderohet e lartë nga drejtuesit e United.

Në ndërkohë disa klube të tjera janë shprehur të interesuara për të fituar shërbimet e Carlitos, përfshirë këtu edhe Real Madridin.

Së fundmi vijnë zëra që konkurrentët për titull, Chelsea, dhe skuadra pasanike e Manchester Cityt kanë kontaktuar me lojtarit për të biseduar në lidhje me zhvillimet për transferimin e tij.

Postuar: 16:41 / 30 Janar '09


Ranieri: Juve do t’ia vështirësojë jetën Interit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë që skuadra e tij do t’ia vështirësojë mundësitë Interit për rrugën drejt titullit, pasi që bardhezinjtë përgatiten për një rikthim që nga ndeshja e të shtunës kundër Cagliarit.

“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Cagliari do të udhëtojë në Torino për të shfaqur formë të mirë siç kanë bërë në ndeshjet e fundit, kështu që duhet të jemi të përgatitur”.

“Duhet të kemi kujdes dhe të tregojmë më të mirën nga vetja në secilën ndeshje të radhës. E dimë se nuk luajtëm mirë kundër Udines dhe pres që lojtarët të rikthehen në mënyrën më të mirë”.

“Ne po përballemi me Interin. Do të japim maksimumin nga vetja për t’ia vështirësuar jetën. Kampionati nuk ka mbaruar dhe së shpejti do të arrijmë momentin ‘e nxehtë’ të kampionatit. Duhet të menaxhojmë gjithçka që në fund të dalim fitues”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.


Blackburn refuzon edhe njё ofertё pёr Santa Cruz

Manchester City ka pohuar se ka dërguar edhe njё ofertё tjetër pёr sulmuesin e Blackburnit, Roque Santa Cruz, por se edhe kjo ёshtё refuzuar.City nuk heq dorё nga synimi pёr ta angazhuar Santa Cruz, edhe pse oferta e këtij klubi disa herё ёshtё refuzuar nga Blackburn.

Sё fundi edhe vet lojtari ka deklaruar se dëshiron tё largohet nё drejtim tё Manchesterit, por kështu nuk mendon trajneri Sam Allardyce, qё ka refuzuar edhe ofertёn e fundit pёr tё.

“Mbrёmё dërguam njё ofertё mё tё mirё tek Blackburni pёr Roque Santa Cruz, por u refuzuam. Kemi bёrё ofertё edhe tek Newcastle pёr shërbimet e Shay Given, por ende presim përgjigje”, ka thёnё menaxheri i Cityt, Mark Hughes.


Pirlo: Duhet ta fitojmë Lazion

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, thotë se ekipi i tij duhet tё fitojё nё ndeshjen e ardhshme ndaj Lazios, qё zhvillohet tё dielën nё Olimpiko tё Romёs.Milani udhëhoqi pjesën mё tё madhe tё ndeshjes përballё Genoas, por Diego Milito nё çastet e fundit shёnoi pёr tё barazuar. Nё anёn tjetër Interi fitoi ndaj Cattanias duke kijuar tetё pikё epërsi ndaj Milanit.

“Lazio po kalon njё periudhё tё vështirё pёr momentin. Duhet ta shfrytёzojmё kёtё dhe tё përpiqemi tё luajmë mirё. Shkojmё pёr tё fituar pasi pёr kёtё kemi nevojё”, ka thёnё Pirlo.

“Nёse luajmë baras, atёherё do tё ngecim edhe mё shumё pikё mё prapa, pavarësisht qё ka edhe shumё pёr t’u luajtur, duhet tё fitojmë”, ka shtuar italiani.


Ferdinand beson nё titull

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ёshtё i bindur se ekipi i tij do ta ruajë formёn e mirё dhe se do tё arrijё edhe tek titulli i ri nё Premierligё.Qё nga rikthimi nga Kupa Botёrore e Klubeve nё Japoni, ku triumfoi, Manchester United ka fituar tё gjitha gjashtë ndeshjet nё Premierligё dhe ka marrë kreun e tabelës.

“Ne jemi nё krye dhe duhet tё përpiqemi tё qёndrojmё atje dhe tё fitojmë sa mё shumё pikё qё mundemi. Nёse vazhdojmë tё luajmë si nё ndeshjet e kaluara, kemi njё shans tё madh tё arrijmë deri tek trofeu”, ka thёnё mbrojtësi anglez.

United tё shtunën do ta presё Evertonin dhe me fitore Manchesteri do tё krijonte pesё pikё epërsi ndaj Chelseat dhe Liverpoolit, tё cilёt tё dielën do tё ndeshen mes veti.


Mascherano: Kundёr Chelseat gjithçka ose asgjë

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se ndeshja kundër Chelseat duhet tё jetё “krejt ose asgjë”.Argjentinasi ёshtё i vetёdijshёm pёr rёndёsinё e ndeshjes kundër Chelseat dhe se fitorja ёshtё mё se e nevojshme pёr ta mbajtur Liverpoolin nё garёn pёr titull.

“Futbollistёt janë penduar qё kemi luajtur baras ndaj Evertonit dhe Wiganit. Kёto pikё mund tё jenё vendimtare dhe ёshtё mёkat qё i kemi humbur”, ka thёnё Mascherano.

“Nuk ёshtё humbur gara pёr titull, por i kemi dhёnё rast Manchester United tё krijojё njё epërsi. Ndeshja e tё dielës do tё jetё si finale pёr ne. Gjithçka ose asgjë. Barazimi do tё ishte katastrofё, pasi United do ta shtonte epёrsinё dhe do tё ishte mё afёr titullit”, shton argjentinasi.


Guardiola i ngazëllyer me dygolёshin e Krkic

Trajneri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ishte i ngazëllyer me dy golat e Bojan Krkic nё fitoren e mbrëmshme ndaj Espanyolit nё garёn pёr Kupёn e Mbretit.Krkic shёnoi dy herё nё fitoren prej 3-2, qё i mundësoi Barcelonёs tё kalojё nё rundin e ardhshёm tё kësaj gare.

“Jam i ngazëllyer ta shoh atё tё bёjё kёtё. Jam i lumtur dhe shpresoj tё vazhdojё. Ai pati njё ndeshje shumё tё mirё dhe goli i dytё ishte shumё i bukur. Ai ka pasur shumё fat”, ka thёnё Guardiola.

“Gjёrat po shkojnë mirё. Por ne nuk mund tё shkojmë kundër vetvetes. Disa njerëz besojnë se rezultatet thjesht ndodhin, por kёtu ka njё punё shumё tё rëndё qё çon drejt gjithё këtij rezultati”, ka shtuar spanjolli.


Reali nё bisedime pёr mbrojtësin e Interit, Maicon

Kampioni nё fuqi i La Ligёs, Real Madrid, ka kthyer interesimin kah mbrojtësi i kampionit tё Serie A, Inter, Douglas Maicon.Agjenti i lojtarit brazilian ka filluar bisedimet me Realin qё para Krishtlindjeve, shkruan Marca, dhe kontaktet kanё vazhduar pavarësisht dorëheqjes sё Ramon Calderon.

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e sheh Maicon nё mesin e mbrojtësve mё tё mirё dhe do tё jetё vështirё tё lejojё qё ai tё largohet.


Kalou: Chelsea ёshtё nё pozitё tё mirё

Pas dy golave tё tij tё shёnuar kundёr Middlesbrough, Salomon Kalou thotë se Chelsea ёshtё nё pozicion tё mirё nё garёn pёr tё fituar titullin e Premierligёs.“Premierliga ёshtё e fuqishme dhe kurrë nuk mund tё thoni se ka mbaruar. Çdo ekip kalon momente tё vështira. Ne i kemi kaluar kёto momente tё vështira, Liverpooli po i kalon tash, ndoshta do tё jetё radha e Manchester United sё shpejti”, ka thёnё sulmuesi.

“Duhet tё jemi tё fokusuar dhe tё përpiqemi t’i fitojmë lojërat tona dhe tё shpresojmë tё tjerёt tё kenё momente tё vështira. Liverpooli erdhi nё Stamford Bridge dhe i dha fund rekordit tonё, ne kemi mundësi tё dielën tё udhёtojmё atje dhe tё hakmerremi”, ka shtuar Kalou.


Barca vazhdon tutje

Skuadra e Barcelonës e ka mposhtur rivalin qytetit, Espanyol, në kuadër të Kupës së Mbretit me rezultat 3-2 për të vazhduar më tutje garën drejt fitimit të këtij trofeu.Takimi i parë i zhvilluar në Estadi Nou Sarria përfundoi me rezultat të barabartë pa gola, ndërsa në Camp Nou Barcelonës nuk i konvenonte barazimi.

Blaugranët arritën që të krijonin epërsi të trefishtë, para se kundërshtari i tyre të ngushtonte rezultatin.

Sulmuesi i ri Bojan Krkic ishte golashënues i dyfishtë. Krkic krijoi epërsinë në pjesën e parë (35’), ndërsa tre minuta brenda pjesës së dytë (48’) e dyfishoi atë. Golin e tretë për katalunasit e shënoi Gerard Pique (56’).

Mysafirët arritën që brenda dhjetë minutash të shënojnë dy herë me anë të Ferran Corominas (59’) dhe Callejon (69’), mirëpo nuk arritën ta shënonin edhe golin e tretë, i cili i mbante në garë.


Sevilla eliminon Valencian nga Copa Del Rey

Sevilla ka arritur ta eliminojë Valencian nga Kupa e Mbretit falë një goli më shumë të shënuar në terren mysafir.Ndeshja e parë e zhvilluar në Mestalla kishte përfunduar me rezultat 3-2 në favor të Valencias, ndërsa takimi i të enjtes mbrëma i zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Sevillas, duke ia shuar shpresat Los Che që ta mbrojë titullin e Copa Del Rey.

Në fillim të ndeshjes Valencia u tregua skuadër më e mirë duke krijuar epërsinë që në minutat e para (8’) me anë të Carlos Marchenas, mirëpo pas disa minutash andaluzianët u këndellën për ta fituar takimin.

Fredi Kanoute barazoi rezultatin që në pjesën e parë (36’), ndërsa një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Sebastien Squillaci shënoi golin e fitores. Në gjysmëfinale Sevilla do të ndeshet me Athletic Bilbaon.


Ronaldo do të paguajë €20m për ta prishur parakontratën me Realin?

Shtypi spanjoll sot ka njoftuar se lojtari më i mirë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, ka nënshkruar parakontratë me Real Madridin dhe nëse portugezi nuk u bashkëngjitet Mbretërve në verë, atëherë ai do t’u paguajë atyre dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.“Sport” njofton se agjenti i syperyllit të Manchester United, Jorge Mendes, ka nënshkruar një parakontratë me tashmë presidentin e larguar të Realit, Ramon Calderon, gjatë kohës kur ai është në krye të Los Blancos.

Gjithnjë sipas “Sport”, kjo kontratë ka vlerën prej 100 milionë dollarësh, dhe nëse Ronaldo e thyen atë, atëherë ai duhet t’u paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim Mbretërve.


Pepe: Barcelona do të dështojë

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, mendon se Los Merengues do ta arrijnë Barcelonën, pasi që Balugranët nuk do të mund të luajnë kështu deri në fund të sezonit. Ndërkohë që është shprehur i sigurt që skuadra e tij do të arrijë sukses në Ligën e Kampionëve.“Ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, ndërsa është e pamundur që Barcelona të luajë me këtë ritëm deri në fund”.

“Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe të jemi të gatshëm kur ata të humbin. Askush nuk duhet t’i mohojë mundësitë tona për t’u rikthyer në garën për titull”.

“Sa i përket Ligës së Kampionëve, për mua do të ishte ëndërr po ta fitonim atë. Ndërsa mendoj se ne vetë e kontrollojmë fatin tonë. Ne nuk do të dorëzohemi në asnjërin front”, ka përfunduar Pepe.


Finalja e LK në vitin 2011 mbahet në Wembley

Stadiumi i Wembleyt në Londër, i cili një kohë të gjatë është konsideruar si vendtakimi i ngjarjeve më të mëdha të futbollit në Britani të Madhe, është caktuar si vendi ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2011.Që nga rihapja e stadiumit në vitin 2007, pas rindërtimit që zgjati katër vite, FA ka kërkuar vazhdimisht që në këtë stadium të mbahet finalja e garës më prestigjioze evropiane, mirëpo kishte humbur kundrejt Santiago Bernabeut për mbajtjen e finales së vitit 2010.

“Sky Sports” njofton se në vitin 2011 finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Wembley, stadium i cili ka kapacitetet prej 90.000 ulëseve.

Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Romë.


Keane kërkohet nga City dhe Tottenham

Sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Keane, është pjesë e planeve të Manchester Cityt dhe Tottenhamit.Mediat britanike njoftojnë se ‘pasanikët’ e Cityt dhe ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur, janë të gatshëm të ofrojnë para dhe lojtarë, për të fituar shërbimet e sulmuesit, i cili po gjen pak hapësira në skuadrën e Benitezit.

Përveç parave, Spursat ofrojnë Aaron Lennonin, ndërsa Manchester City ofron ‘plejmejkerin’ Elano.

Mirëpo, pavarësisht faktit se në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Wiganit, Keane luajti vetëm tetë minuta, Benitez është i vendosur të mos lejojë largimin e tij.


Sarkozy urren Domenechun

Duket se trajneri i Francës, Raymond Domenech, ka gjithnjë e më pak miq, së fundmi vetë Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka thënë se ai e urren trajnerin e kombëtares së tij.Sipas revistës franceze “So Foot”, Sarkozy e konsideron trajneri Domenech “të paaftë, jokompetent dhe një trajner të tmerrshëm”.

I njëjti burim pohon se kur Domenech ishte ricaktuar në krye të Përfaqësueses së Francës, Sarkozy kishte qenë i nevrikosur dhe e ka konsideruar caktimin e tij si mizori dhe si një dëshmi për traditën e gabuar të Francës, se edhe kur gjërat shkojnë keq ata nuk ndryshojnë asgjë.


Ribery dhe Lahm në agjendën e Barcelonës

Sipas medieve gjermane sekretari sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, këtë muaj e ka vizituar Munihun për të tentuar transferimin për afatin kalimtar veror të dyshes së Bayernit, Philipp Lahm dhe Franck Ribery.E përjavshmja gjermane “Sport Bild” njofton se vlera aktuale e mbrojtësit të krahut Philipp Lahm, i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2012, është 25 milionë euro, ndërsa Ribery vlen 35 milionë euro dhe është i lidhur me Bayernin deri në vitin 2011.

Edhe pse zyrtarët e Bayernit kanë njoftuar se kataluansit nuk kanë bërë ofertë formale për lojtarët e tyre, “El Mundo Deportivo” njofton se Barca planifikon përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar veror, ndërsa Lahm dhe Ribery do të ishin zgjedhje e përsosur.


Hughes i kënaqur nga debutimet e Bellamy dhe De Jong

Mark Hughes beson se Craig Bellamy do tё dëshmojё se ёshtё njё përforcim i duhur pёr Manchester Cityn. City mbrёmё mposhti Newcastlen me rezultat 2-1, ndërsa Bellamy shёnoi golin debutues pёr ekipin e ri.

“Nuk ka shumё futbollistё nё treg si Bellamy. Harxhuam shumё para, por mendoj se kemi bёrё biznes tё mirё”, ka thёnё Hughes.

“Unё vërtet jam i impresionuar nga Craig dhe Nigel De Jong dhe tё dy kishin njё debutim mbresёlёnёs”, ka shtuar menaxheri i Manchester Cityt.


Capello lavdëron Mourinhon

Menaxheri i Anglisё, Fabio Capello, ka thёnё se ai ёshtё njё tifoz i flaktё i menaxherit tё Interit, Jose Mourinho.

“Interi qё ai drejton ende ёshtё nё rikonstruktim e sipër”, ka shpjeguar trajneri italian.

“Ai ёshtё njё trajner i shkёlqyeshёm i cili e kupton futbollin italian dhe e din se taktikёt e tjerё janë mirё tё përgatitur tё sfidojnë nerazurёt”, ka shtuar Capello.


Ibrahimovic tallet me Topin e Artё tё Ronaldos

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka përqeshur yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, nё triumfin e Topit tё Artё.

Çmimi, i votuar nga gazetarёt e sportit nga e gjithё bota, i dhanë Cristiano Ronaldos çmimin prestigjioz pёr sezonin e shkёlqyeshёm me Manchester United.

Anёsori ndihmoi ekipin tё fitonte dy tituj tё rёndёsishёm, atё tё Premierligёs dhe tё Ligёs sё Kampionёve, duke shёnuar plot 42 gola sezonin e kaluar.

“Tash Topi i Artё ёshtё bёrё njё çmim publicitar. E gjitha varet nga ajo se çfarë njerëzit shohin, nё vend se tё gjykojnë. Pёr mua ёshtё e rёndёsishme tё fitoj me ekipin se sa gjithçka tjetër”, ka thёnё sulmuesi suedez


Chelsea afёr nënshkrimit me Storarin

Agjenti i portierit tё Milanit, Marco Storari, pret qё klienti i tij t’i bashkohet Chelseat kёto ditё.

Storari, 32-vjeçar, aktualisht ёshtё nё pronё tё Milanit, por ka kaluar dy sezonet e fundit nё huazim tek Levante, Cagliari dhe aktualisht tek Fiorentina.

Nёse ai arrin nё Chelsea do tё luftojё me portierin tjetër Hilario pёr pozitën e portierit rezervё, pas largimit tё Carlo Cudicinit nё drejtim tё Tottenhamit.

“Ende nuk ёshtё përfunduar gjithçka. Por ne presim konfirmimin sot”, ka thёnё agjenti i Storarit


  Barca gati planet për sezonin e ardhshëm

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke mbajtur takime me sekretarin teknik, Txiki Begiristain, në lidhje me formacionin e blaugranëve për sezonin e ri, ndërsa gjithçka do të varet nga suksesi i sivjetmë i skuadrës. Mësohet se katalunasit do të blejnë vetëm dy lojtarë të ri në afatin kalimtar veror dhe do të tentojnë zgjatjen e kontratës me Samuel Eto'o

Blaugranët janë favoritët kryesorë për ta fituar Ligën spanjolle dhe Kupën e Mbretit, duke mos lënë anash edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa Guardiola tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm.

Sipas të gjitha gjasave, Barca do të provojë transferimin e dyshes së Valencias, David Villa dhe David Silva, ndërsa Henrique do të kthehet nga huazimi prej Bayer Leverkusenit.

Në kuadër të transferove, lojtarët të cilët do të largohen nga skuadra, supozohet të jenë Thierry Henry dhe Eidur Gudjohnsen


Hleb: Jam i pakënaqur me veten

Mesfushori bjellorus, Alexandr Hleb, ёshtё i bindur se ai ka dёshtuar tё adaptohet nё klubin e tij tё ri, Barcelona.

“Nuk po ia dal mbanё aq mirё sa do tё doja, me sa duket do tё doja tё luaj mё shumё dhe mё mirё. Jam i pakënaqur me veten”, ka thёnё Hleb.

“Adaptimi im nё zhveshtore ka qenё shumё i mirё. Ështё e vërtetё se duhet ta pёrmirёsoj gjuhёn, por i kuptoj tё gjitha instruksionet dhe tё gjitha bisedat nё fushё. Nuk kam probleme me kёtё, por ёshtё e vërtetё, nё shtёpi, duhet ta pёrmirёsoj spanjishten”, ka shtuar ish-lojtari i Arsenalit


Ancelotti i kënaqur me Ronaldinhon

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, thotë se ai ёshtё i kënaqur me formёn e mesfushorit brazilian Ronaldinho.

“Nuk do tё ketë nevojё ta rrotullojmë ekipin, por nuk do tё përjashtoja disa ndryshime. Çdo ditё forma dhe tempoja e Ronaldinhos pёrmirёsohet”, thotë Ancelotti.

“Ai nuk ёshtё nё formё tё keqe, ai vetëm ka pasur njё zhytje tё formës lidhur me stërvitjet e vështira mjeshtërore qё i kemi bёrё nё Dubai. Ai ёshtё i qetё si gjithmonë dhe ёshtё i vetёdijshёm se sa i rёndёsishёm ёshtё pёr ekipin”, ka shtuar trajneri italian.

Milani sonte pret nё San Siro ekipin e Genoas nё kuadër tё javës sё 21-tё nё Serie A.


Robinho arrestohet pёr njё rast dhunimi seksual

Ylli i Manchester Cityt, Robinho, ёshtё arrestuar pёr shkak tё njё rasti tё dhunimit seksual nё njё klub tё natës nё Leeds.

Braziliani i ka hedhur poshtё nё mёnyrё kategorike akuzat se kishte marrё pjesё nё incidentin qё kishte ndodhur.

Policia nga West Yorkshire ka pohuar se ka njё tё arrestuar pёr incidentin i cili kishte ndodhur mё 14 janar.

Edhe zёdhёnёsi i Robinhos po ashtu ka pohuar se lojtar ishte marrё nё pyetje.

“Ai nё mёnyrё kategorike i ka hedhur poshtё akuzat dhe ёshtё i gatshёm tё bashkëpunojё me policinё pёr vazhdimin e hulumtimeve”, ka thёnё zёdhёnёsi i lojtarit


United përforcon pozitën e parë

Kampionët e Ligës Premier, Manchester United, e kanë mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 skuadrën e pashpresë të West Bromwich Albion, për t’iu shmangur tre pikë Liverpoolit, i cili nesër është mysafir i Wigan Athletic.

Djajtë e Kuq shënuan golin e parë në minutën e 22-të me anë të sulmuesit bullgar Dimitar Berbarov, i cili pas një kombinimi me Carrick e mposhti portierin Carson.

Nga minuta e 40-të, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi gjyqtari në mënyrë kontroverse e përjashtoi direkt me karton të kuq Paul Robinsonin, për një ndërhyrje e cila ndoshta meritonte karton të verdhë.

Nga ky moment të zgjedhurit e Fergusonit nuk e patën vështirë të shënoni gola. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), argjentinasi Carlos Tevez dyfishoi epërsinë për mysafirët.

Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’) shënoi edhe serbi Nemanja Vidic, për ta ngritur epërsinë në 3-0.

Dy golat tjerë u rezervuan për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2008, Cristiano Ronaldo, i cili shfrytëzoi më së miri pasimet e Giggsit dhe Berbatovit për ta fundosur krejtësisht WBA-në.

Në ndeshjet tjera të Premiershipit të zhvilluara të martën mbrëma, Sunderlandi e ka mposhtu Fulhamin me rezultat minimal prej 1-0. Me të njëjtin rezultat Aston Villa ka fituar si mysafir i Portsmouthit. Ndërsa me rezultat 3-1, Tottenhami ka dalë fitues kundër Stoke Cityt.


Benitez kritikon metodën e lojës sё Evertonit

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka kritikuar taktikat e lojës sё Evertonit, me fokus kryesisht nё mbrojtje, gjatё barazimit1-1 tё Kupёs FA.“Njёri ekip përpiqej tё fitojё, ndërsa tjetri përpiqej tё mos humbë. Ne dominuam ndeshjen, kontrolluam gjithçka por ishte vetëm njё gabim dhe ata shënuan”, ka thёnё Benitez.

“Ata erdhëm pёr tё nxjerrë barazim, ne përpiqeshim tё fitojmë. Ështё vështirё kundër njё ekipi qё ka 10 lojtarё prapa topit, por isha shumё i kënaqur me paraqitjen tonё. E dimё se disa ekipe do tё bёjnё tё njёjtёn gjё dhe mbrohen. Duhet tё mёsojmё t’i shqetёsojmё dhe tё sulmojmë”, ka shtuar spanjolli.


Mourinho i lumtur qё Kaka ka refuzuar Cityn

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai ёshtё i lumtur qё Kaka ka refuzuar Manchester Cityn dhe ka vendosur tё qëndrojё nё Milan.“Jam i lumtur qё Kaka nuk shkoi atje. Dua qё lojtarёt mё tё mirё tё jenё nё ligёn time. Dua qё liga ime tё jetё sa mё e fuqishme qё mundet dhe sigurisht se Kaka ёshtё nё krye. Do tё ishte shumё, shumё keq pёr futbollin italian, nёse Kaka largohej nga Serie A”, ka thёnё Mourinho.

“Kur njё lojtar si ai vendos tё shkojё nё City, kjo do tё ndodhte pasi ata kanё dëshmuar se ka njё projekt tё madh; pasi nuk mendoj se njё lojtar si Kaka do tё largohej nga njё klub si Milani pёr shkak tё njё euro mё shumё ose njё euro mё pak”, shton portugezi.


Robinho: Do tё qëndroj nё Manchester City

Sulmuesi brazilian Robinho, ka rikonfirmuar besueshmёrinё pёr klubin ku aktivizohet, Manchester Cityn.Chelsea dëshironte tё shfrytëzonte mosmarrëveshjet e lojtarit me trajnerin Mark Hughes, pёr tё transferuar brazilianin, por lojtari e ka mohuar kёtё.

“Kam kontratё me Cityn dhe do tё qëndroj kёtu. Dua tё triumfoj nё Angli dhe tё luftoj tё jem golashënuesi mё i mirё”, ka thёnё Robinho.

“E pёrsёris se nuk kam probleme me Hughes, as mё herët dhe as tash. Nuk kam ardhur kёtu vetëm pёr para, por pёr njё projekt tё shkёlqyeshёm sportiv, ku do tё kem njё rol tё rёndёsishёm”, ka shtuar braziliani.


Messi: Mund tё largohem, si Ronaldinho

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi nuk mund tё garantojë se ai do ta kalojë tё gjithë karrierën e tij futbollistike nё Barcelona.Argjentinasi kishte parë se si miku i mirё i tij, Ronaldinho, ishte detyruar tё largohet nga Barcelona gjatё verёs sё kaluar, nё drejtim tё Milanit.

“Nuk ёshtё e pamundur (tё largohem). Shiko çfarë ndodhi me Ronnien. Nё vitin e fundit, ai nuk ishte i lumtur dhe kjo nuk ishte pse se dëshironte tё largohej”, ka thёnё Messi.

“Kam ardhur kёtu qё si 13-vjeçar dhe ky klub mё ka dhёnё mua dhe familjes time gjithçka. Dashuria e tifozëve ёshtё gjёja mё e rёndёsishme dhe unё nuk synoj tё shkoj askund tjetër”, ka shtuar sulmuesi.


Beckham pёlqen tё qëndrojё nё Milan

Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, thotë se ai dëshiron ta vazhdojё qëndrimin e tij nё Milan, ndërsa edhe presidenti i klubit ka deklaruar se dëshiron ta mbajё mesfushorin.Anglezi ёshtё i huazuar tek Milani deri mё 9 mars, por ka spekulime tё shtuara se qëndrimi i tij mund tё vazhdohet ose madje tё bëhet i pёrhershёm.

“Ndjehem mirё kёtu. Kam ardhur nё njё ekip qё mё dëshironte pёr shumё vite dhe luaj pёr disa tifozё tё veçantё. Do tё qëndroj kёtu deri nё mars, pastaj do tё shohim. Pёr momentin jam i fokusuar vetëm nё futboll”, ka thёnё anglezi pёr RAI.

Beckham shёnoi golin e parё tё tij nё Serie A, nё fitoren e mbrëmshme prej 4-1 tё Milanit ndaj Bolognas.

“Ai ёshtё njё lojtar i mirё. Ka lёnё shumё pёrshtyje tё mira. Jam i impresionuar. Duhet ta mbajmë”, ka thёnё Berlusconi.


Secco: Juves nuk i duhet Panucci

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka mohuar spekulimet sipas të cilave Bianconerët janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit veteran të Romës, Christian Panucci.Giallorossët duket se do t’ia tregojnë derën mbrojtësit italian për shkak të mosbindjes së tij në San Paolo, ndërsa “Sky Sport 24” mëngjesin e sotëm ka raportuar kinse agjenti i Panuccit, Oscar Damiani, është duke biseduar me Juventusin.

“Nuk jemi të interesuar për Panuccin. Jo se nuk është lojtar i mirë, mirëpo nuk kemi nevojë për mbrojtës sepse jemi të kompletuar”.

“Shpesh e kam përsëritur, por do ta them sërish, nuk kemi në plan që të transferojmë ndonjë lojtar këtë muaj. Ne kemi vendosur që këtë afat kalimtar askush s’do t largohet dhe askush nuk do të vijë”, ka thënë Secco për “Laroma24.it”.


Seedorf i pasigurt nёse Kaka do tё mbetet nё Milan

Mesfushori holandez Clarence Seedorf ka dyshime se bashkёlojtari i tij tek Milani, Leite Kaka, do tё mbetet nё klubin italian edhe pёr njё kohё tё gjatё.Seedorf ёshtё i alarmuar nga interesimi i fundit i Real Madridit pёr Kakan, derisa pёr brazilianin ёshtё i interesuar edhe menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari.

“Kurrё nuk kam menduar se Kaka do tё largohet tash. Por nё qershor ёshtё edhe njё afat tjetër transferimi dhe do tё shohim nёse ai do tё mbetet”, ka shprehur dyshimet Seedorf.


Del Piero: Tre pikë të domosdoshme kundër Udineses

Kapiteni dhe ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, dëshiron pikë maksimale në takimin e të mërkurës mbrëma kundër Udineses në Stadio Friuli.“Kemi arritur maksimumin e mundshëm nga ndeshjet e vështira, prandaj nëse vazhdojmë kështu, atëherë do të mund t’i arkëtojmë edhe tre pikë të reja”.

“Jam i lumtur për performancat e mia deri më tani dhe po mendoj për ndeshjen e radhës kundër Udineses”, ka thënë sulmuesi italian.

I pyetur në lidhje me incidentin që ndodhi pasi Ranieri e zëvendësoi në ndeshjen kundër Fiorentinës, me ç’rast Del Piero e hodhi pallton e tij, kapiteni u përgjigj me shaka: “E hodha pallton, sepse nuk ishte madhësia ime”.


Gattuso: Kthehem pas tre muajsh

Mesfushori i lënduar i Milanit, Gennaro Gattuso, është duke u munduar ta shpejtojë rikuperimin e tij dhe ia ka vendosur vetes një afat prej tre muajsh për t’u kthyer në fushë.Ringhio e ka lënduar ligamentin gjurit në dhjetor të vitit që shkoi, prandaj u detyra t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike. Mjekët kanë parashikuar një mungesë prej gjashtë muajsh, ndërsa vetë italiani ka vendosur të kthehet më herët.

“Do të kthehem pas tre muajsh. Mjekët mendojnë se jam i çmendur, mirëpo unë gjithmonë mundohem t’i tejkaloj pengesat dhe nganjëherë e teproj me ushtrimet, mirëpo i këtillë jam unë”, ka thënë shkatërruesi për revistën “Grazia”.


Tre ndeshje moslojë për Adrianon

Sulmuesi i Interit, Adriano, ka marrë një dënim pre tri ndeshjesh moslojë, pasi e ka goditur njërin nga lojtarët kundërshtarë në takimin e të dielës mbrëma kundër Sampdorias.Në minutën e 40-të takimit, Adriano e ka goditur në stomak markuesin e tij, Daniele Gastaldello. Gjyqtari nuk e ka parë këtë veprim agresiv të brazilianit, kështu që vendimin e ka marrë Gjykatësi i Sportit, Gianpaolo Tosel, i cili e ka caktuar dënimin.

Në ndeshjen kundër Sampdorias, u largua me karton të kuq edhe trajneri Jose Mourinho, i cili e ofendoi gjyqtarin.


Tottenham transferon Cudicinin

Në faqen zyrtare të Chelseat shkruan se Tottenham Hotspur kanë transferuar portierin e Bluve, Carlo Cudicini.

“Chelsea konfirmon që Carlo Cudicini sot ka nënshkruar me Tottenham Hotspur si transfer i lirë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

Cudicini ka pasur një karrierë të mirë te Blutë duke fituar dy tituj të Ligës Premier, dhe dy Kupa FA. Në vitin 2002 ai është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës.

Mirëpo, 35-vjeçari nga Milano u bë i padëshirueshëm në formacionin bazë të Chelseat që nga ardhja e Petr Cech në vitin 2004.


Hoffenheim nё bisedime me United pёr Tevez

Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, ёshtё duke tërhequr interesimin e liderit tё Bundesligёs, Hoffenheimit, qё përkrahet nga miliarderi Dietmar Hopp.

Sipas mediave angleze, këshilltarёt e Hopp kanё kontaktuar me Kia Joorabchian, biznesmenin iranian kompania e tё cilit ka nё pronё shërbimet e Tevez.

Kontrata huazuese e Tevez me Manchester United skadon nё fund tё sezonit, ndërsa njё kohё tё gjatё spekulohet largimi i mundshëm i argjentinasit, i cili ёshtё i pakënaqur me minutazhin qё i jepet si dhe me ngecjen qё marrëveshja e tij tё bёhet e pёrhershme.

Hoffenheimi ka qenё befasia e kampionatit gjerman. Ekipi i cili kёtё sezon ёshtё promovuar nё Bundesligёn I, u shpall kampion vjeshtor, me pikё tё barabarta me Bayernin, por me diferencё mё tё mirё tё golave.


Mbretërit fitojnë në Bernabeu

Real Madridi ka vazhduar me formën e mirë që ka shfaqur në ndeshjet e fundit duke e mposhtur skuadrën e Deportivo la Corunas me rezultat minimal prej 1-0.

Los Merengues zhvilluan lojë më të mirë se kundërshtari i tyre, megjithatë arritën të shënojnë vetëm një gol. Por duke mos mohuar edhe rastet e La Corunas, të cilët disa herë kanë mundur t’i dënojnë Los Blancos.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi kapiteni legjendar, Raul Gonzalez Blanco, i cili devijoi me kokë një krosim të Lassana Diaras për ta mposhtur portierin Munua (40’).

Me gjithë rastet e shumta, sidomos në minutat e fundit, kur Arjen Robben krijoi disa shanse për vetë dhe për bashkëlojtarët e tij, nuk u shënua asnjë gol tjetër.

Me këtë fitore Reali qëndron dymbëdhjetë pikë prapa Barcelonës që prin Kampionatin, ndërsa i është shkëpuur për tre pikë skuadrës së Sevillas, e cila gjendet në vendin e tretë.


Inter rikthehet në krye të tabelës

Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Giuseppe Meazza kundër Sampdorias në takimin e fundit të javës së njëzet në Serie A.

Të dyja skuadrat kundërshtare e filluan ndeshjen në mungesë të sulmuesve kryesorë. Te Inter mungoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Sampdoria nuk u paraqit Antonio Cassano.

Pjesa e parë e takimit u zhvillua në një ritëm të plogësht, me raste të rralla, megjithatë zikaltrit arritën ta shënojnë golin e fitores.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian Adriano, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi një top nga Maicon dhe shënoi në portën e Castellazzit

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën disa raste të pakonkretizura, megjithatë Nerazzurët arritën të dalin fitues nga ky takim shumë i vështirë dhe të nxjerrin tre pikët, të cilat e rikthejnë Interin në krye të tabelës

Me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Fiorentinës, Juventusi pati fatin të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të kësaj ndeshje, pasi kampionët në fuqi sërish marrin primatin dhe qëndrojnë tre pikë para Zonjës së Vjetër


Sevilla mposhtet në shtëpi

Sevilla ka pësuar humbje në Sanchez Pizjuan nga skuadra e Racing Santanderit me rezultat 0-2.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi me anë të Cesar Navas në minutën e 23-të të takimit, dhe me avantazh minimal prej 1-0 për Racingun përfundoi edhe pjesa e parë.

Një ndërhyrje të Oscar Serranos në Luis Fabianon nga mbrapa, gjyqtari e vlerësoi me karton të kuq duke lënë mysafirët me një lojtar më pak në fushë.

Mirëpo, përkundër disavantazhit në numrin e lojtarëve, Racing shënoi sërish për ta dyfishuar epërsinë, ndërsa golashënues ishte Nikola Zigic në minutat e para të pjesës së dytë (47’).

Racing Santander ruajti këtë epërsi deri në fund të takimit me dhjetë lojtarë, ndërsa lojtarët e Sevillas nuk arritën të bëjnë asgjë përkundër ‘nderit’ që ua bëri gjyqtari.

Kjo humbje e lë Sevillën në vendin e tretë në kuotën e 38 pikëve, pesëmbëdhjetë më pak se Barcelona që gjendet në pozitën e parë, ndërsa i jepet mundësia Realit që me fitore eventuale kundër Deportivo La Corunas të shkëputet në tre pikë diferencë nga andaluzianët.


Gerrard ne gjyq: Jam i pafajshem

Futbollisti ikone ne Angli, Steven Gerrard e ka deklaruar veten te pafajshem ne seancen e pare gjyqesore kunder tij per episodin e dhunshem ne qytezen Southport, ku ai dhunoi nje person.

Bashke me dy te akuzuarit e tjere, John Doran e Ian Smith, kapiteni i Liverpool eshte paraqitur para togave te zeza ne Gjykaten e Southport, 25 km larg Liverpool-it per te deshmuar ne procesin qe mund t’i kushtoje deri ne 5 vjet heqje lirie, por ka shume mundesi qe ai t’ia hedhe me nje denim shume here me te lehte.

Arrestimi i Gerrard u krye ne fund te dhjetorit dhe ai u mbajt per dy dite rresht ne qeli nga ku doli pasi pagoi nje shume te hollash si garanci. Seanca e radhes ndaj simbolit te kombetares se Anglise por edhe skuadres se Liverpool, do te zhvillohet ne daten 20 mars.


Mallorca mposht Valencian

Valencia është mposhtur në Ono Stadi si mysafir i Mallorcas me rezultat 3-1, dhe tash gjendet nëntëmbëdhjetë pikë prapa liderit të tabelës, Barcelona.

Vendasit nga Mallorca e përfunduan takimin që në pjesën e parë, pasi që arritën të shënojnë tre gola.

Njeriu i ndeshjes në këtë takim ishte Jose Manuel Jurado Marin, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një gol u shënua nga Josep Lluis Marti, të cilët ia sigurua tre pikët skuadrës vendase.

Golin e parë Jurado e shënoi që në fillim të ndeshjes (8’) duke ia dhënë avantazhin skuadrës vendase. Marti dyfishoi nga penalltia në minutën e 41-të. Ndërsa një minutë pas Jurado i dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 3-0 në favor të Mallorcas.

Krejt çka bënë mysafirët nga Mestalla ishte një gol i nderit i shënuar nga Vicente (72’).


Derbi i qytetit pa fitues  

Derbi i qytetit të Liverpulit i zhvilluar të dielën ndërmjet Liveropoolit dhe Evertonit në kuadër të raundit të katërt të FA Cup nuk dha fitues, pasi takimi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Evertoni ishte skuadra e parë e cila krijoi epërsinë me një gol të shënuar nga Joleon Lescott (27’), i cili pranoi një top nga Cahill dhe mposhti portierin Reina.

Liverpool barazoi rezultatin në pjesën e dytë (54’). Golashënues ishte kapiteni Steven Gerrad, i cili pranoi një asist nga Torres dhe shënoi në portën e Howard.

Deri në fund të takimit Redsat ishin skuadër dukshëm më e mirë ne fushë, mirëpo nuk arritën që ta fitonin takimin.

Takimi tjetër i zhvilluar sot në kuadër të raundit të katërt FA Cup ndërmjet Cardiff Cityt dhe Arsenalit në Ninian Park, përfundoi pa gola.


Cagliari poshtërron Lazion

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në Olimpico të Romës, ku Cagliari në rolin e mysafirit e ka mposhtur skuadrën e Lazios me rezultat 4-1.

Vendasit e filluan mirë ndeshjen duke hapur lojën me golin e Tommaso Rocchit që në minutat e para të takimit (4’), mirëpo ky gol ishte krejt çka treguan kryeqytetasit në këtë përballje.

Vetëm pas dy minutash (6’) mysafirët nga Cagliari barazuan rezultatin me anë të Jedaias Capucho Neves. I njëjti lojtar shumë shpejt shënoi golin e dytë personal dhe krijoi epërsinë për mysafirët (9’).

Në minutën e 21-të u akordua penallti për Cagliarin, të cilnt e shndërroi në gol Robert Acquafresca për ta ngritur rezultatin në 3-1. Mysafirët nuk u ndalën me kaq, ata shënuan sërish, ndërsa golashënues ishte Alessandro Matri (41’).

Pa përfunduar pjesa e parë (44’) gjyqtari akordoi penallti në favor të Lazios, të cilën e huqi kapiteni Tommaso Rocchi.

E diela nuk ishte dita e Biancocelestëve, pasi që Mauro Zarate dështoi të shënonte nga një tjetër penallti të akorduar në favor të tyre (52’), pasi gjuajtjen e tij e mbrojti portieri Marchetti.


Roma hesht San Paolon

Skuadra e Romës e ka mposhtur Napolin në kështjellën e vet në Stadio San Paolo me rezultat prej 3-0.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Philippe Mexes (18’), i cili ishte në një pozicion të dyshimtë jashtëloje kur e pranoi topin nga David Pizarro.

Edhe goli i dytë erdhi nga një mbrojtës. Këtë radhë shënoi Juan, i cili me kokë e mposhti portierin Gianello (32’), për ta dyfishuar rezultatin, ndërsa ky ishte rezultati i pjesës së parë.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), sulmuesi malazias Mirko Vucinic shënoi edhe golin e tretë, pasi nga një gabim i Santacroces përfitoi Aquilani dhe pasoi te Vucinic, i cili i dha fund takimit.


Beckham shënon në fitoren e Milanit

Skuadra e Milanit e ka mposhtur Bolognan në Stadio Dall'Ara me rezultata 4-1, në një ndeshje ku David Beckham shënoi golin e par në fanellën e Milanit.

Mysafirët nga Bologna ishin të parët që shënuan në këtë takim me anë të golashënuesit më të mirë në Serie A deri më tani, Marco Di Vaio (9’), i cili shënoi nga pika e bardhë.

Avantazhi i mysafirëve zgjati vetëm katër minuta, pasi që Clarence Seedorf menjëherë barazoi rezultatin (13’).

Në minutën e 17-të u akordua penallti në favor të Milanit, të cilën e shndërroi në gol Leite Kaka. Braziliani shënoi sërish nga pika e bardhë pa përfunduar pjesa e parë (43’), ndërsa Gaby Mudingayi u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Për desert u kujdes David Beckham, i cili e mposhti portierin Antonioli, pasi pranoi një asist nga Seedorf (59’).


Buffon: Po të isha Kaka do të shkoja te City

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka dhënë një deklaratë bombastike duke thënë se po t’i bëhej atij një mega-ofertë e tillë siç iu bë yllit të Milanit, Kaka, ai do të shkonte në drejtim të Manchester Cityt.“Unë do të isha larguar po të më bëhej një ofertë aq fantastike”, ka thënë portieri italian për “La Gazzetta Dello Sport” duke iu referuar ofertës së Cityt për Kaka.

Ai më tutje ka mohuar spekulimet e vazhdueshme për një largim të mundshëm nga Zonja e Vjetër, duke shtuar: “Për largimin tim është folur që kur isha 23 vjeçar, mirëpo unë jam një futbollist dhe di si t’i kalkuloj gjërat”.


Mourinho: Liverpool do ta fitojë titullin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka thënë se ai beson se Liverpooli do t’i mposht Manchester Unitedin dhe Chelsean në garën për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.“Është kënaqësi ta shikosh Liverpoolin këtë sezon. Mendoj se ata i kanë të gjitha gjërat e duhura për ta ftuar titullin”.

“Liverpooli ka trajner të mirë, lojtarë të mirë, kanë tifozë unikë, tradita e klubit është e madhe, prandaj pse të mos e fitojnë titullin? Unë mendoj se ata munden”.

“Gabimin e vetëm që e bën Liverpooli është kur duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve ata e humbin përqendrimin në Ligën Premier. Kështu ka ndodhur në të kaluarën. Ata paraqiteshin shumë mirë në Ligën e Kampionëve, ndërsa humbnin pikë në Kampionat”.

“Ata deri më tani kanë humbur 10 pikë duke barazuar me skuadra të cilat janë të lehta për Redsat. Nga dy pikë të humbura nga barazimet kundër Stoke, Fulham, West Ham, Hull dhe Everton, bëjnë dhjetë pikë. Po t’i kishin këta dhjetë pikë tash, ata do të ishin larg në krye të tabelës”, ka shkruar në kolumnën e tij në “Sunday Telegraph”, ish- trajneri i Chelseat.


Chelsea nuk e dëshiron Robinhon

Drejtuesit e Chelseat kanë konfirmuar se ata nuk janë të interesuar ta transferojnë sulmuesin e Manchestre Cityt, Robinho.

Braziliani ka pasur probleme me skuadrën e tij, sidomos pasi City dështoi ta transferonte Kakanë, ndërsa largimi i tij nga fusha stërvitore pa marrë leje prej askujt, shënoi zanafillën e spekulimeve për largimin e tij nga ‘pasanikët’.

Në verën e vitit që shkoi, Chelsea ishte favoriti kryesor për ta transferuar ish-lojtarin e Real Madridit, mirëpo ata u ‘mposhtën’ nga City në momentin e fundit. Ndërsa së fundmi është spekuluar se trajneri i Bluve, Luiz Felipe Scolari, dëshiron t’ia ofrojë Cityt Didier Drogban për të fituar shërbimet e brazilianit.

Megjithatë në një intervistë për “Sunday Express”, ndihmës-trajneri i Chelseat, Ray Wilkins, ka konfirmuar se Robinho nuk bën pjesë në planet e tyre.

“Nuk kemi biseduar me Manchester Cityn për asnjë lojtar, kështu që mund të them se Robinho nuk është në planet tona”, ka thënë Wilkins.


Laporta: Reali mundohet ta destabilizojë Barcën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i nevrikosur në lidhje me spekulimet sipas të cilave Real Madridi është duke kërkuar ta transferojë Lionel Messin.

“Kjo është një fushatë për ta destabilizuar Barcelonën. Ata po mundohen t’i fshehin problemet e tyre dhe të krijojnë probleme te ne. Messi është i lumtur këtu, ndërsa atë e tregon gjatë secilës lojë”, ka thënë Laporta pas ndeshjes kundër Numancias.

Nga ana tjetër vetë argjentinasi ka mohuar spekulimet për ndonjë largim drejt Bernabeut.

“Nuk e di se nga vinë të gjitha këto spekulime. Unë asnjëherë nuk kam dashur të largohem nga kjo skuadër. Nëse ndonjëherë largohem kjo do të jetë për arsyen se skuadra nuk më dëshiron më, jo për faktin se unë dëshiroj të largohem”.

“Barcelona gjithmonë më ka trajtuar mua dhe familjen time në mënyrën më të jashtëzakonshme, që nga koha kur kam qenë fëmijë. Prandaj qëndrimi im te Barcelona është mënyra me të cilën unë i falënderoj ata për atë që kanë bërë për mua”, ka thënë Messi për Barca TV.


Lista e zezë e Perez

Kandidati potencial për ta fituar presidencën e Real Madridit, Florentino Perez, tashmë e ka gati listën e lojtarëve të cilët do të largohen nëse ai zgjidhet president i Los Merengues.

“Sport” ka shënuar emrat e lojtarëve, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Realit nëse zgjidhet Perez:

Jerzy Dudek: Nuk do t’i vazhdohet kontrata, pasi e bllokon progresin e portierit të ri Jordi Codina nga skuadra e të rinjve.

Michel Salgado: Pothuajse u largua nga klubi sezonin e kaluar, ndërsa tashmë nuk ka vend në skuadër.

Fabio Cannavaro: Është 35 vjeçar dhe dëshiron ta përfundojë karrierën te Napoli. Do të mundësohet largimi i tij.

Javier Saviola: I kanë mbetur edhe dy vite në kontratë, mirëpo as lojtari e as skuadra nuk dëshirojnë t’i kalojnë këto vite bashkë.

Marcelo: Nuk ka lënë përshtypje dhe skuadra do të kërkojë largimin e tij.

Royston Drenthe: Ka potencial të madh, por i mungon përvoja. Pritet huazimi i tij në ndonjë skuadër tjetër.

Javi Garcia: Ardhja e Lassana Diarras nënkupton se Garcia është tepricë.

Christoph Metzelder: Ka luajtur nën drejtimin e trajnerit Juande Ramos, mirëpo ende nuk ka bindur për një vend në skuadër. E ardhmja e tij do të varet nga ajo se kush do të jetë trajneri.


Hiddink: Gerrard, jo Ronaldo

Trajneri i Rusisë, Guus Hiddink, ka kritikuar shpalljen e Cristiano Ronaldos si lojtarin më të mirë të vitit duke preferuar kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, për këtë çmim.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar që duket bukur, është gjithmonë me stil, ndërsa flokët e tij janë gjithmonë të rregulluara. Mirëpo, shpallja lojtari më i mirë i vitit është e tepërt”.

“Unë epreferoj Gerrardin. Ai është një lojtar me një teknikë superiore dhe përmbush të gjitha kualitete taktike, ndërsa unë e admiroj shpirtin dhe qëndrimin e tij në fushë”.

“Në futboll gjithçka ka të bëjë me pasionin për lojë. Gerrard është një lojtar me të cilin identifikohen tifozët. Ai është një njeri i cili e bart në vete dashurinë për skuadrën e tij”.

“Nuk duhet ta mohoj që Ronaldo i argëton tifozët dhe ka aftësi të shkëlqyeshme. Mirëpo, ai mundohet më shumë ta joshë publikun dhe të bëjë shfaqje. Gerrard dhe dyshja e Barcelonës, Xavi dhe Messi, nuk fokusohen në vetvete. Ata luajnë për skuadrën”, ka përfunduar mendimin tij holandezi.


Manchester City i gatshëm për Diegon

Sipas "News of the World", Manchester City e ka kthyer vëmendjen kah ylli i Werder Bremenit, Diego, për të arritur qëllimet e tyre të transferimeve dimërore.

Mësohet se ‘pasanikët’ nga Liga Premier janë të gatshëm të ofrojnë 27 milionë euro për të fituar shërbimet e brazilianit, i cili pritet të largohet nga Bundesliga, më së largëti në verë.

23-vjeçari është në shënjestër të shumë skuadrave evropiane, ndërsa atë më së shumti e dëshiron Juventusi që e sheh si zëvendësim të Pavel Nedved.

Për ta joshur brazilianin, City ka bërë gati ofertën, sipas së cilës Diego do të fitojë 190.000 euro në javë nëse vesh fanellën e skuadrës pronë të sheikëve të Abu Dhabit


Van Persie dëshiron rritje të pagës

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie do të kërkojë 80.000 funte (85.000 euro) në javë në momentin e vazhdimit të kontratës së tij, njofton “News of the World”.

Në nëntor të vitit që shkoi Topçinjtë filluan bisedimet me yllin e tyre për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2013, dhe holandezi ishte pajtuar që të fitonte nga 65.000 funte (69.000 euro) në javë, mirëpo bisedimet ishin ndërprerë për shkak se skuadra kishte bërë një riorganizim. Ndërsa tani pritet që Van Persie të kërkojë më shumë para për shërbimet e tij.

25-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe dhjetë asiste në të gjitha garat. Mungesa e Cesc Fabregas e ka bërë atë njeriun kryesor të skuadrës, prandaj meriton të trajtohet si i tillë edhe në aspektin financiar


Vazhdon marshi blaugran

Skuadra e Barcelonës i është hakmarrë të vetmes skuadër e cila e ka mposhtur këtë edicion, asaj të Numacias, duke e mposhtur në Camp Nou me rezultat 4-1.

Pjesa e parë e takimit ishte e plogësht sa i përket golave, pasi rrjetat heshtën në të dyja anët, por kështu nuk ndodhi në pjesën e dytë.

Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), pas një depërtimi të Alves, superylli argjentinas Lionel Messi vetëm e preku topin lehtë sa për ta devijuar në rrjet duke hapur serinë e golave.

Vendasit dyfishuan epërsinë pas katër minutash (53’), këtë radhë ishte Samuel Eto’o lojtari i cili e mposhti portierin Juan Pablo. Në të dy rastet e golave, lojtarët e Barcës u gjetën në pozicione të dyshimta, sidomos Alves kur e pranoi topin.

Mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 me një gol të Javier Barkeros (61’) të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Në njëzet minutat të fundit të takimit (71’), Thierry Henry riktheu avantazhin e dyfishtë të katalunasve duke shënuar golin e tretë, pasi Messi e grumbulloi ‘gjithë’ skuadrën e Numancias rreth tij dhe pasoi te francezi, i cili nuk hezitoi të shënonte.

Lojtari më i mirë në botë këtë sezon, Lionel Messi, shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcën, pasi në stilin e tij kaloi gjithë mbrojtjen kundërshtare (76’).

Argjentinasi nuk pati fatin ta kompletonte hat-trickun e tij, pasi në minutën e 87-të traversa ia mohoi golin.

Me këtë fitore Barcelona shmanget në pesëmbëdhjetë pikë diferencë nga përcjellësit e saj, Real Madrid dhe Sevilla, të cilët të dielën zhvillojnë ndeshjet e javës së njëzet kundër Deportivo La Corunas dhe Racing Santanderit, respektivisht.


Ferguson personi mё me influencё nё sportin britanik

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё personi mё me influencё nё sportin britanik, sipas njё liste tё publikuar nga gazeta Times. Skocezi ka kryesuar nё listёn e 100 personave mё tё fuqishëm tё sportit, duke u gjendur para kryetarit tё olimpiadës Londra 2012, Lord Sebastian Coe, dhe pronarit tё Manchester Cityt, Sheikut Mansour.

Fergusoni iu bashkua klubit tё Manchesterit nё vitin 1986 dhe ka mbetur nё Old Trafford deri mё sot, duke fituar mё shumё trofe se gjithkush tjetër nё futbollin britanik.

“Ai i ka dhёnё kuptim jetёs tonё sportive pёr dekada, pёr tё qenё edhe kryesues i tё zgjedhurve tonё”, ka shkruar Times.


Juventus kryeson në Serie A

Ndeshja kryesore e javës së njëzet në Serie A është zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos ku janë takuar Juventusi dhe Fiorentina. Bianconerët kanë arritur të fitojnë tre pikë të arta në këtë ndeshje të bukur dhe shumë të vështirë për t’u fituar, pasi kanë fituar kundër Violas me rezultat minimal prej 1-0.

Zonja e Vjetër zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se kundërshtari, megjithatë në raste të caktuara ka mundur të dënohet nga kundërsulmet e Violas.

Rastet e bardhezinjve u konkretizuan në minutën e 21-të, kur pas një superpasimi të kapitenit Alessandro Del Piero, Claudio Marchisio (i cili këtë mbrëmje luajti në vend të Momo Sissokos së suspenduar) e mposhti portierin Sebastian Frey

Deri në fund të pjesës së parë u shpërdoruan disa raste nga të dyja anët, ndërsa vendasit ishin më dominues. Te Fiorentina vlen të përmendet një traversë, si dhe dy momente të dyshimta për një penallti dhe një pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo u zhvillua një ndeshje shumë e bukur me shumë raste, por fatkeqësisht pa gola.

Fiorentina pati shumë raste për ta barazuar rezultatin, mirëpo lojtarët me fanellat vjollcë nuk arritën ta kalonin portierin më të mirë në botë, Gigi Buffon, i cili i përkujtoi të gjithë se është kthyer në portën e Juves.

Nga ana tjetër, edhe te Bianconerët nuk munguan rastet, por edhe ata nuk u treguan të vendosur para portës së Sebastian Freyt.

Me këtë fitore, Juventus barazohet me pikë me Interin, ndërsa për shkak të golaverazhit më të mirë kalon në pozitën e parë në tabelë. Rikujtojmë që Zikaltrit të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen e javës së njëzet kundër Sampdorias në Giuseppe Meazza, por do të jenë të hendikepuar pasi do të luajnë pa sulmuesin kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar


United kalon në raundin e pestë të FA Cup

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave më të suksesshme në FA Cup, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, u ka takuar Djajve të Kuq të cilët kanë kaluar në raundin e pestë, duke shuar shpresat e Spursave që të fitojnë dy trofe radhazi.

Ndeshjen e hapi skuadra e Tottenhamit me anë të sulmuesit të vetëm Roman Pavlyuchenko, i cili pranoi një top nga Tom Huddlestone për ta mposhtur me kokë portierin Ben Foster. Pas këtij goli, Spursat u mbyllën në gjysmën e tyre dhe u munduan me vështirësi të madhe të mbroheshin nga kundërshtarët e tyre.

Golin e barazimit e shënoi Paul Scholes (35’), ndërsa menjëherë pas (36’), ishte pikërisht ish-lojtari i Tottenhamit, Dimitar Berbatov, i cili shënoi golin e fitores. Ndeshja u mbyll që në pjesën e parë sa i përket golave, pasi që në pjesën e dytë rrjetat heshtën.


Ballack i sjell fitoren Chelseat

Dy gola tё Michael Ballack dhe njё nga Frank Lamard i kanё sjellё fitoren prej 3-1 Chelseat ndaj Ipswich, nё ndeshjen e rundit tё katërt tё Kupёs FA.

Ballack hapi rezultatin pas 16 minutash pёr vendasit, para se mbrojtësi i Ipswich, Alex Bruce, tё barazojё 10 para fundit tё pjesё sё parё.

Por Chelsea vazhdoi me sulmet e furishme nё pjesën e dytё qё ishin tё pandalshme pёr mysafirёt.

Ballack risolli avantazhin pёr blutë me njё goditje tё bukur nga gjuajtja e lirё nё minutën e 58-tё. Rezultatin e vulosi Frank Lampard me njё tё bukur, po ashtu nga gjuajtja e lirё, pesё minuta para fundit tё ndeshjes.


Behrami shёnon nё fitoren e West Hamit

Valon Behrami ka shёnuar golin e parё nё fitoren 2-0 tё West Hamit ndaj ekipit tё divizionit tё tretё, Hartlepool, duke u kualifikuar kështu pёr nё rundin e pestё tё Kupёs FA.

Ekipi i trajnerit italian Gianfranco Zola kaloi nё epërsi tё merituar nё minutën e 44-tё, kur mesfushori Jack Collison gjeti nё zonё Valon Behramin, i cili nuk huqi.

Nuk zgjati shumё dhe gjyqtari akordoi penalti pёr prekje tё topit me dorё nё zonёn e reptёsisё nga mbrojtësi Michael Nelson, qё u shndërrua nё gol nga Mark Noble, edhe pse xhirimet treguan se prekja ishte jashtë zonës sё penaltisё


Amauri beson se Juve mund ta marrё kreun

Juventusi ka njё përballje tё vështirё sonte pasi do tё presё Fiorentinёn nё Olimpiko tё Torinos, nё kuadër tё javës sё 20-tё tё ndeshjeve nё Serie A, por sulmuesi Amauri ёshtё i bindur se ekipi mund ta prekё kreun e tabelës pas kësaj ndeshje.

Tre pikё tё fituara sonte nga biankonerёt do ta barazonin ekipin e Claudio Ranierit nё pikё me Interin, por Juve po ashtu do tё merrte kreun nё bazё tё diferencës sё pikёve.

“Besojmё se mund ta arrijmë Interin. Juve ёshtё gjallё, por askush nuk ka vendosur bast pёr ne se do tё kryesojmë gjatё sezonit. Gjёja mё e rёndёsishme ёshtё tё mos dorëzohemi dhe tё bёjmё sa mё pak gabime”, ka thёnё sulmuesi brazilian.

“Jemi vetëm tre pikё prapa Interit dhe gjithçka ёshtё e mundshme. Nё ndёrkohё, nё pjesën e parё tё sezoni, kemi dëshmuar se jemi kёtu dhe dёshirojmё ta kthejmë Juventusin sёrish nё mbretёreshёn e Italisё”, ka shtuar Amauri.


Guardiola: Real Madrid nuk do ta josh Messin

Menaxheri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ka hedhur poshtё thashethemet se ai mund ta humbё Lionel Messin nё drejtim tё Real Madridit.

Kandidati i ri pёr president tё Real Madridit, Florentino Perez, e ka Messin nё listёn e blerjeve, por Guardiola ka hedhur poshtё çdo mundësi tё tillё.

“Nuk e di kush do tё jetё president i ri i Madridit, dhe edhe nёse ofron 120 milionё euro, sa ёshtё kushti i lirimit tё argjentinasit me kontratё, Messi nuk do tё largohet. Mё sё shumti shqetësohem qё ai tё jetё i lumtur nё Barcelona”, ka thёnё Guardiola.

Por, ka qenё mu Perez, ai i cili dikur solli Luis Figon nga Barcelona nё Real.

“Nuk e di nёse Perez ka arsye tё bёjё njё veprim tё tillё. E vetmja gjё qё e di ёshtё se Messi ёshtё i lumtur me familjen e tij dhe ekipin. Dhe se ekipi do tё vazhdojё ta dojё atё po aq sa tash”, ka shtuar trajneri.


Kush mund ta zëvendësojë Pavel Nedvedin

Legjenda çeke, Pavel Nedved, pritet që në fund të këtij sezoni të heqë dorë nga futbolli aktiv, ndërsa Juventusi tashmë është në kërkim të zëvendësuesit të tij.Nedved është transferuar te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2001 nga Lazio për një vlerë prej afër 40 milionë eurosh (me llogaritje të tashme), ndërsa ishte 29-vjeçar, dhe shumëkush dyshonte në kualitetet e tij, pasi që duhej ta zinte vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane, i cili asokohe ishte transferuar te Real Madrid.

Mirëpo, ‘Furia çeke’ shumë shpejt u bë njëri nga lojtarët kryesorë te Juventusi dhe menjëherë rrëmbeu zemrat e tifozëve për angazhimin dhe aftësitë e tija të një mesfushori të klasit botëror.

Nedved ishte njëri nga lojtarët kyç që e dërgoi Juven në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2003, ndërsa fatkeqësisht nuk mundi të luante për shkak të suspendimit nga kartonët, derisa shumë ekspertë pohojnë se po të ishte çeku në atë ndeshje, Juventus do të shpallej kampion. Në fund të të njëjtit vit, Nedved fitoi Topin e Artë.

Nedved fitoi edhe dy Scudetto me Bianconerët, të cilët iu morën Juventusit për shkak të skandalit Calciopoli, ndërsa ishte pjesë e lojtarëve më besnikë të Zonjës së Vjetër të cilët luajtën edhe në Serie B, vetëm për ta mbajtur me krenari fanellën bardhezi.

Sido që të jetë, edhe për lojtarët e mëdhenj vjen koha që të zëvendësohen, ndërsa Juve do ta ketë vështirë ta gjejë njeriun e duhur në qershor të këtij viti kur edhe skadon kontrata e çekut.

Javët e fundit ka pasur spekulime për shumë lojtarë, të cilët mund të transferohen në Torino për ta zëvendësuar mesfushorin legjendar.


Trezeguet: Domenech nuk ka fituar asgjë

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, e ka akuzuar sërish trajnerin e Francës, Raymond Domenech, i cili ia ka pamundësuar të luajë për përfaqësuesen e tij në Euro 2008.“Më mungon ekipi kombëtar i Francës. Mirëpo unë kam vendosur që të heq dorë nga Les Bleus për t’ia lënë vendin ndonjë lojtari, i cili do të përshtatej në sistemin e Domenech, pasi që edhe nëse jam në formën më të mirë me Juventusin, Domenech ka ide tjera”.

“Kam pasur mundësinë të luaj nën urdhrat e Tigana, Lippi, Ancelotti, Capello dhe Deschamps. Këto janë trajnerë të nivelit të lartë, të cilët kanë fituar tituj. Kjo është arsyeja pse është vështirë t’i pranoj vendimet e dikujt, i cili nuk ka fituar asgjë”, ka thënë Trezegol.


Buffon kthehet kundër Violas

Juventus do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit kryesor Gigi Buffon në duelin e fundjavës kundër Fiorentinës.Nëse fiton derbin e të shtunës kundër Fiorentinës, Zonja e Vjetër do të ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Inter, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e javës së njëzet të dielën kundër Sampdorias në mungesë të njeriut kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar.

“Buffon është shëruar dhe është i gatshëm për lojë. Por jo edhe Manninger, i cili ka probleme me gjurin”, ka thënë Ranieri.

Mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini është i dyshimtë, pavarësisht se është rikuperuar, ndërsa Tiago dhe Camoranesi do të mungojnë, ndërsa Trezeguet ende është në fazën rikuperuese.


Atletico nuk ka kontaktuar me Realin për Agueron

Atletico Madrid ka mohuar spekulimet e publikuara të enjten në mediat spanjolle, sipas të cilave ata kanë arritur marrëveshje me rivalët e qytetit, Real Madrid, për transferimin e Sergio Agueros.“20minutos” kishte njoftuar se presidenti i larguar Ramon Calderon kishte arritur një marrëveshje para largimit të tij për transferimin e argjentinasit në Bernabeu, mirëpo zyrtarët e Atleticos kanë mohuar gjithçka duke thënë se ata madje as nuk kanë diskutuar me Mbretërit për yllin e tyre.

“Atletico Madrid nuk ka qenë në kontakt as formal e as informativ, dhe të mos flasim për ndonjë marrëveshje apo kontratë me Real Madridin, në lidhje me Sergio Agueron, apo për ndonjë lojtar tjetër”, shkruan në deklaratën zyrtare te klubit.


Gerrard mund të dënohet me pesë vjet burg?

Mesfushori ikonik i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka mohuar akuzat për rrahje dhe sulm duke u deklaruar i pafajshëm, ndërsa tani qëndron i lirë me garanci derisa të paraqitet në Gjykatën Mbretërore me 20 mars për t’u përballur me akuzat.

Mediat njoftojnë se nëse Gerrard shpallet fajtor pas përfundimit të gjykimit, ai mund të dënohet me pesë vjet burg për shkak se është deklaruar i pafajshëm.

Kapiteni i Liverpoolit po përballet me këto akuza pasi ishte përfshirë në një përleshje në një klub nate në Liverpul më 29 dhjetor.

Përveç rrezikut për burg, 28-vjeçari mund të përjashtohet edhe nga veprimtaritë të cilat janë nën udhëheqje të FA (Football Association) që do të thotë se karriera e tij me Anglinë merr fund


Kaka kërkon të lihet i qetë nga gazetarët

Mesfushori brazilian Leite Kaka thotë se atmosfera është e acaruar pas negociatave me Manchester Cityn dhe dëshiron ca pushim në të ardhmen.

Superylli i Milanit së fundi dominoi të gjitha mediat sportive, pas ofertës së bujshme të Manchester Cityt. Por pas refuzimit të saj, filluan spekulimet se Kaka do të transferohet tek Real Madridi gjatë verës që vjen.

Gazetarët e AS kanë udhëtuar në Milano tek shtëpia e Kaka, për ta pyetur në lidhje me spekulimet e fundit, por braziliani ka kërkuar të lihet në qetësi.

“Kjo është e pamundur, këtu jam në shtëpinë time. Ju e thyeni privatizimin tim ndërsa po ashtu edhe privatizimin e bashkëshortes time. Ne mund të flasim në Milanelo, por jo edhe këtu...”, ka thënë Kaka.

“Nuk mund të flas për transferim dhe për Madridin. Këto ditë nuk dua të komentoj për asgjë, presioni është shumë i madh. Gjithçka është shumë e nxehtë dhe kam nevojë për qetësi”, ka shtuar braziliani.


Liverpooli nё shitje?

Bashkёpronarёt e Liverpoolit, Tom Hicks, raportohet se ka filluar bisedimet me njё familje tё pasur nё Lindjen e Mesme, pёr tё shitur klubin pёr njё shumё tё raportuar 600 milionё euro.

Bisedimet tashmё kanё filluar me familjen nga Kuvajti, Al Kharafi, qё udhëhiqet nga Nasser Al Kharafi, i cili ka njё pasuri prej nёntё miliardё funtesh dhe ёshtё personi i 48-tё mё i pasur nё botё.

Burimet thonё se qё tё dy pronarёt, edhe Hicks edhe George Gillett, tё cilёt ndajnё 50-50 aksionet e Liveproolit, dёshirojnё tё gjejnë njё blerës tё duhur pёr klubin.

Familja Al Kharafi ka pёr fushëveprim ndërtimin si dhe njё numër aktivitetesh sekondare, si shërbimet bankare, tregtinë ushqimore dhe turizmin.

Kjo nё fakt ёshtё hera e dytё brenda 12 muajsh qё pronarёt amerikan bisedojnë me Al Kharafi nё përpjekje pёr tё shitur kampionin e pesёfishtё evropian


Beckham dëshiron tё mbetet nё Milan

Mediat italiane shkruajnë se mesfushori anglez, David Beckham, dëshiron ta vazhdojё avanturёn e tij me Milanin edhe pas përfundimit tё marrëveshjes sё huazimit, dhe ka filluar tashmё tё mësojё edhe gjuhёn italiane.

Milani nënshkroi me Beckhamin si huazim disamujor nga Los Angeles Galaxy, ndërsa ai pritet tё rikthehet nё Amerikё mё 9 mars, para fillimit tё ligёs aerikane tё futbollit,

Por Gazzetta dello Sport shkruan sot se 33-vjeçari ka filluar ta pëlqejё jetёn nё gadishull dhe duket se ёshtё i gatshёm tё heqё dorё nga njё përqindje e madhe e pagës sё tij me qёllim qё tё mbetet tek klubi italian.


Aston Villa afër transferimit të Heskey

Sulmuesi i Wiganit, Emile Heskey, është në rrugë për t’u transferuar tek ekipi i Aston Villas.

Sipas mediave angleze, klubi nga Biminghami ka ofruar 3.5 milionë funte për të marrë shërbimet e futbollistit dhe oferta është pranuar nga ana e Wiganit.

Heskey pati një sezon të mirë tek Wigani dhe sërish kishte tërhequr vëmendjen e klubeve tjera, veçanërisht pasi marrëveshja e tij skadon në fund të sezonit.

Nëse transferimi realizohet, kjo do të jetë një shtytje e madhe për Villan që lufton të futet në katër ekipet e para të tabelës


Milan kryeson me numrin e tifozëve që e përcjellin në stadium

Sipas një raporti më të ri, Milani kryeson me numrin e tifozëve të cilët i përcjellin ndeshjet në San Siro, ndërsa arsyeja kryesore supozohet të jetë ardhja e Ronaldinhos.

Krahasuar me vitin e kaluar, numri i tifozëve të cilët ndjekin ndeshjet e Serie A nëpër stadiume është rritur paksa në krahasim me vitin e kaluar. Derisa vitin e kaluar mesatarja për një ndeshje ishte 24. 470, këtë vit ky numër është rritur në 24.895.

Qendra për studimin e Ligës italiane të futbollit ka publikuar shifrat me numrin vizitorëve të cilët i ndjekin skuadrat italiane, ndërsa Milani gjendet në vendin e parë.

Numri mesatar i tifozëve të cilët i përcjellin ndeshjet e Milanit në San Siro është 60.067 për ndeshje.

Në vendin e dytë është Interi me 51.637 për ndeshje, ndërsa vendin e tretë e zë Roma me 41.225 tifozë të cilët e përcjellin mesatarisht çdo ndeshje.

Befasia e Serie A, Napoli, është renditur në vendin e katërt me 38.658, ndërsa Lazio, tërheq 36.407 tifozë për ndeshje duke mbyllur top-pesëshin.

Juventusi bën pjesë në grupin e skuadrave të cilat më pak përcillen në stadiume, pasi mesatarja e pjesëmarrjes së tifozëve në Stadio Olimpico të Torinos është 22.251. Megjithatë duhet theksuar se kapaciteti maksimal i stadiumit në Torino është për 25.000 tifozë, derisa stadiumet tjera kanë nga 70.000 deri në 90.000 ulëse.

Më së pakti përcillet Siena me vetëm 10.630 tifozë të cilët paraqiten mesatarisht në stadium për ta ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.


Mourinho shan lojtarët e tij

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, i ka ‘sulmuar’ lojtarët e tij duke i ofenduar me fjalë të ndyta për shkak të paraqitjes së dobët në ndeshjen kundër Atalantas.

“La Repubblica” njofton se ‘I Veçanti’ ua ka thënë fjalët më të ndyta të zgjedhurve të tij në zhveshtore, pas humbjes prej 3-1 kundër Atalantas në Bergamo.

“Një Scudetto e keni fituar në gjykatë, të dytën sepse nuk keni pasur konkurrencë, ndërsa të tretën e keni fituar në minutat e fundit të Kampionatit. Ju jeni një grumbull m...”, është cituar portugezi nga “La Repubblica”.

Edhe “Sky Sport Italia” njofton se Mourinho e ka gjuajtur bllokun e tij të shënimeve në një kovë pas takimit me presidentin Massimo Moratti, i cili kishte qenë i nevrikosur me të për ndeshjen e dobët që zhvilluan zikaltrit.

Nerazzurët kanë kaluar një javë të trazuar, mirëpo e përmirësuan paksa situatën e keqe pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Coppa Italia me fitoren kontroverse kundër Romës


Valencia i ka kërkuar Cityt 130 milionë funte

Braziliani i Milanit, Kaka, nuk është i vetmi emër i madh, i cili ka refuzuar të kalojë te pasanikët e Manchester Cityt. “The Guardian” njofton se Manchester City ka dështuar t’i transferojë edhe David Villan, Gianluigi Buffonin dhe Thierry Henryn, para se të bënte ofertën për Kaka.

Një delegacion i skuadrës së Cityt në dhjetor kishte udhëtuar në Valencia për të kërkuar shërbimet e David Villas dhe David Silvas. Skuadra nga Liga Premier kishte ofruar 100 milionë funte (106 milionë euro) për yjet e Los Che, ndërsa Valencia ka kërkuar 135 milionë funte (143 milionë euro) kështu që pasanikët janë tërhequr.

Delegacioni i Cityt ka udhëtuar edhe në Torino për të nisur bisedimet për portierin e Juventusit, Gigi Buffon. Bianconerët kishin kërkuar afër 105 milionë euro për portierin më të mirë në botë, ndërsa City sërish ka tërhequr negociatat


UEFA: Ja 11 lojtaret me te mire te 2008

UEFA ka publikuar 11 lojtarët më të mirë të vitit 2008. votat e më shumë se 250 mijë tifozëve kanë vendosur në 11 –shen më të mirë, 6 lojtarë spanjoll të cilët në verën e kaluar u shpallën kampion europe me Spanjën.


Portieri më i mirë është zgjedhur Iker Kasijas dhe para tij janë Serxhio Ramos dhe Karles Pujos. Truri i skuadrës më të mirë është sërish spanjoll, me Ksavi Hernandes dhe Cesk Fabregas ndërkohë që në sulm është Fernando Torres. Përkrah El Ninjos është argjentinasi Lionel Mesi.

Barcelona është ekipi që ka më shumë lojtarë 3 të tillë në këtë formacion i ndjekur nga Real Madrid dhe Bajern Mynih me nga 2. lojtarët e tjerë më të mirë janë, Xhon Terri, Filip Lam, Frenk Riberi dhe Kristiano Ronaldo.

Trajneri më i votuar në këtë sondazh të UEFA-s është skocezi i Mancester Junajtid, Sër Aleks Ferguson.



Manchester City, gjobe marramendese per Robinho-n


Nuk ka zgjatur me shume se gjysme sezoni bashkejetesa e lumtur mes Manchester City dhe sulmuesit Robinho.

Braziliani braktisi Real Madrid ne merkaton e veres per t’u bashkuar me anglezet i joshur nga rroga e madhe, por deri ne kete pike te sezonit ai ka zhgenjyer jo vetem me lojen, por edhe veprimet e tij.

Pasi eshte larguar nga qendra stervitore ne Tenerife te Spanjes, Robinho do perballet me masat ndeshkimore te trajnerit Mark Hughes dhe drejtuesve te klubit “Citizens”. Sulmuesi duhet te derdhe ne arken e skuadres rreth 340 mije euro per shkelje te rregullave.

Kjo eshte nje shenje e qarte se bashkejetesa mund te marre fund gjate muajve te veres. Robinho kerkohet me ngulm nga Chelsea, skuader e cila beri nje oferte zyrtare edhe gjate kohes qe ai luante per skuadren e Real Madrid. Celsi i realizimit te marreveshjes mund te rezultoje sulmuesi Drogba, i cili nuk luan prej kohesh ne formacionin titullar te bluve te Londres.




 


Vazhdon telenovela 'Kaka-Real Madrid'

Shtypi spanjoll thotë se superylli brazilian Kaka ndoshta e ka refuzuar Manchester Cityn, mirëpo ai është në pritje të ofertës nga gjigantët spanjollë të Real Madridit.

Derisa Milani po mundohet ta qetësojë situatën dhe të fajësojë të gjithë pos vetes në lidhje me dështimin e transferimit të Kaka te Manchester City, gazetat spanjolle “Marca” dhe “AS” shkruajnë se tash më shumë se kurrë Mbretërit janë afër transferimit të brazilianit.

Të dy gazetat njoftojnë se Kaka është hidhëruar me drejtuesit e Milanit, të cilët dëshironin ta shesin atë te City dhe i ka prishur raportet me hierarkinë e Rossonerëve, prandaj dëshiron të largohet.

“Marca” thotë se Los Merengues duhet të tentojnë tash ta blejnë ish-lojtarin më të mirë në botë, sepse aktualisht mund ta transferojnë për 80 milionë euro, ndërsa në verë ata duhet të paguajnë 20 milionë më shumë.

“AS” nuk i pyetur direkt drejtuesit e Milanit në lidhje me këtë gjë, mirëpo e ka cituar zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, të ketë thënë: “Nuk mund të flas për transferime, po ashtu nuk mund të flas as për Real Madridin”.


Robinho perjeton keq refuzimin e Kaka

Ne ambientin e Manchestyer City, nje lojtar ne vecanti e ka pritur me keq se kushdo lajmin se Kaka nuk pranoi te transferohej ne Premier League.

Ai eshte braziliani Robinho, i cili ka udhetuar drejt Brazilit menjehere sapo marreveshja deshtoi. “I kam bere me dije skuadres se duhet te udhetoja ne vendlindje per arsye familjare dhe do te kthehem sa me shpejt qe te jete e mundur. Dua ta dini se nuk kam ardhur ne Brazil per ceshtjen Kaka. Eshte nje prej miqve te mi me te mire dhe do ishte bukur nese do kishte ardhur, por ai vendosi te qendronte ne Milano”, eshte shprehur Robinho.

Nga ana tjeter, ne intervisten dhene per BBC, drejtori ekzekutiv Gary Cook ka bere me dije se nuk ka informacion per largimin e brazilianit. “Gjithcka qe une di eshte se Robinho nuk ndodhet me ne qendren stervitore ne Tenerife. Nese eshte larguar atehere ai ka thyer rende rregulloren e skuadres”, nenvizon Cook.


Manchester United, sponsori AIG heq dore

Kolosi amerikan i sigurimeve, AIG do ta mbylle bashkepunimin me skuadren angleze te Manchester United.

“Djajte e kuq” perfitojne rreth 60 milione euro ne vit nga kjo kompani dhe kontrata aktuale skadon ne vitin 2010. “Ne muajin tetor AIG konfirmoi se nuk do vazhdoje bashkepunimin me Manchester dhe per kete nuk e ka rinovuar kontraten”, thekson kompania amerikane, e cila per shkak te krizes ekonomike ka vendosur te ndaloje te gjitha sponsorizimet.

Kontrata milionere i siguronte te ardhura te qendrueshme skuadres se Manchester United, qe mendohet te jete klubi me i pasur ne bote per shkak te arketimeve te medha


Zidane mund të rikthehet në Madrid së bashku me Perez

Ish-futbollisti i Real Madridit, Zinedine Zidane, do të rikthehet tek klubi spanjoll si pjesë e kampanjës së ish-presidentit Florentino Perez për të rimarrë drejtimin e klubit.

Ramon Calderon dha dorëheqje më herët gjatë këtij muaji dhe edhe më shumë i nxiti spekulimet se ish-presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, është në rrugë për t’u rikthyer në zgjedhjet që do të mbahen në qershor.

Siç shkruan AS, Perez dëshiron ta punësojë Zidanin si trajner të ekipit të të rinjve të Real Madridit. Francezi pati deklaruar se dëshiron të rikthehet si menaxher dhe se të jetojë edhe më tej në Madrid.

Spekulohet se Perez mund t’ia ofrojë atij edhe pozitën e drejtorit sportiv, të cilën aktualisht e mban Pedja Mijatovic, i cili nuk është aspak i dashur në mesin e tifozëve të Real Madridit.


Galliani lavdëron lojën e Thiago Silva

Thiago Silva ka shkëlqyer në debutimin e tij për Milanin në miqësoren e mbrëmshme ndaj Hannoverit, të cilën rosonerët e fituan me rezultat 3-2.

Braziliani nuk mund të luajë në ndeshjet zyrtare të Milanit këtë sezon, për shkak të mungesës së pasaportës evropiane. Zëvendëspresidenti i klubit, Adriano Galliani, është plotësisht i kënaqur me lojën e Silvas dhe ndjen keqardhje që nuk mund ta shfrytëzojë këtë sezon.

“Më pëlqeu Thiago Silva shumë. Ai është i shpejtë dhe e njeh mirë lojën defensive. Është për keqardhje që ai nuk mund të luajë menjëherë, por këto janë rregullat për lojtarët jo-evropian, që na ka ndaluar. Duhet të presim deri në sezonin e ardhshëm, por do të ishte shumë e favorshme ta përdorim atë tash”, ka thënë Galliani.


City do të përpiqet të transferojë Henryn

Manchester City raportohet se do të dërgojë ofertë në drejtim të Barcelonës, për të marrë shërbimet e sulmuesit francez Thierry Henry.

Times ka shkruar se ish-sulmuesi i Arsenalit është superylli i radhës të cilin City dëshiron ta sjellë në radhët e veta.

City e ka etiketuar 31-vjeçarin si një lojtar i cili do të risë profilin komercial si dhe do të jetë kontribuues edhe në fushë.

Përpjekja e parë do të jetë të shohë nëse ai është në gjendje të rikthehet në futbollin anglez si pjesë e projektit të klubit


Moratti planifikon pastrimin e Interit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar komentet e Jose Mourinho se skuadra e tij është tepër e ngarkuar.

“Kemi një skuadër të ngarkuar. Jo vetëm është më lehtë për trajnerin ta menaxhojë, por është normale për një klub të ketë më pak lojtar. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Moratti.

Interi mbrëmë mposhti Romën në kuadër të Kupës së Italisë, duke siguruar vend në gjysmëfinale të kësaj gare.


4 milionë funte e kanë ndarë Villan nga Reali

Agjenti i sulmuesit spanjoll David Villa ka zbuluar se Real Madridi kishte qenë afër të nënshkruante me sulmuesin e Valencias gjatë verës së kaluar.

Jose Luis Tamargo ka folur për dështimin e transferimit të Villas gjatë gushtit, duke zbuluar se sjelljet e Realit gjatë negociatave e kanë lënë sulmuesin të ofenduar.

“Villa nuk luan për Real Madridin për shkak të 4 milionë funteve. Një përpjekje në minutën e fundit nuk ka kuptim. Ai tashmë ka rinovuar kontratën me Valencian dhe ka hequr nga opsioni rastin”, ka thënë Tamargo


City pyet për çmimin e Drogbës

Manchester City është duke planifikuar të bëjë një ofertë befasuese për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Daily Mail shkruan se Drogba është i ardhshmi në listën e Manchester Cityt, pas dështimit të këtij klubi për të marrë shërbimet e Kaka. City ka kërkuar nga Chelsea të tregojë çmimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.

Drogba nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit kundër Southend dhe Stoke Cityt nga menaxheri Luis Felipe Scolari, por pritet të rikthehet gjatë vikendit kundër Ipswich në ndeshjen e Kupës FA.

30-vjeçari, i cili ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në ligë, po ashtu spekulohet se mund të rikthehet tek ish-klubi i tij Olimpique Marseille.


Espanyol ndal Barcelonën

Rivali i qytetit, Espanyol, e ka ndaluar marshin e Barcelonës duke nxjerrë një barazim pa gola në kuadër të derbit të vlefshëm për Copa Del Rey.

Takimi i parë në kuadër të Kupës së Mbretit ndërmjet rivalëve të qytetit të Barcelonës është zhvilluar në Montjuic ku Espanyoli ka arritur t’i bëjë ballë skuadrës së pandalshme të Barcës, edhe pse Pep Guardiola pjesën më të madhe të ndeshjes luajti me skuadrën e dytë.

Ndeshja e radhës e cila do të luhet në kështjellën e Blaugranëve, në Camp Nou, do të vendosë se kush do të vazhdojë më tutje.


Rikthim sensacional i Valencias

Skuadra e Valencias e ka fituar ndeshjen e parë kundër Sevillas në kuadër të Copa Del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Mestalla, me rezultat 3-2.

Los Che arritën që në fund të takimit të përmbysnin disavantazhin prej 2-1 dhe në fund të dalin fitues të ndeshjes, megjithëse pranuan dy gola në terren vendas.

Serinë e golave e filloi sulmuesi spanjoll David Villa, i cili që në minutën e pestë ia dha epërsinë skuadrës vendase dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan dy herë. Luis Fabiano barazoi rezultatin në 1-1 (52’), ndërsa Adrano Correira krijoi epërsinë për mysafirët (67’), e cila zgjati deri në minutat e fundit të ndeshjes (84’).

Valencia riktheu rezultatin në fund të takimit brenda dy minutash me anë të Ruben Barajas (84’) dhe Matas (86’), dhe kështu e fitoi takimin edhe pse dy golat e pranuar në Mestalla do ta vënë në vështirësi në ndeshjen e kthimit.


Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Skuadra e Interit ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Romës duke u kualifikuar në këtë mënyrë në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Sampdorian, e cila të mërkurën e eliminoi Udinesen.

Edhe kampionët në fuqi të Serie A edhe kampionët në fuqi të Coppa Italia, e filluan takimin me formacionet e tyre më të mira të mundshme. Te Roma mungoi kapiteni Francesco Totti, përkundër faktit që shpresohej për një rikthim sensacional të tij, po ashtu mungoi edh portieri kryesor Doni.

Zikaltrit kaluan në epërsi që në minutën e dhjetë të takimit me anë të sulmuesit brazilian Adriano, i cili shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes romake për ta mposhtur portierin Arthur.

Verdhekuqtë arritën ta barazojnë rezultatin në pjesën e dytë (61’) me një supergol të Rodrigo Taddeit, mirëpo barazimi zgjati vetëm një minutë.

Nerazzurët krijuan sërish epërsinë me anë të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic (62’), i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë topin e kthyer nga portieri Arthur pas goditjes së Samuel, dhe shënoi golin e fitores për Interin. Nga përsëritjet e xhirimit u tregua se Samuel kishte qenë në pozitë jashtë lojë në momentin e harkimit të Cambiassos nga gjuajtja e lirë, mirëpo vendimi i gjyqtarit është përfundimtar.


De Jong nënshkruan me Cityn

Mesfushori holandez Nigel de Jong ka kompletuar transferimin nga klubi i Bundesligёs, Hamburg, tek ai i Premierligёs, Manchester City, pёr njё shumё prej 15 milionё funtesh.

De Jong raportohet se ka hedhur poshtë marrëveshjen e re me Hamburgun tё vlefshme 55 milionë funte nё javё, pёr t’u bёrё nënshkrimi i dytё i menaxherit Mark Hughes tek klubi i Manchesterit, pas Wayne Bridge i cili u largua nga Chelsea pёr njё shumё prej 12 milionё funtesh.

De Jong pritet tё debutojё pёr Manchester Cityn tё mёrkurёn e ardhshme kundër Newcastle United.

Mesfushori defansiv, 24-vjeçar, iu bashkua Hamburgut nga Ajaxi nё vitin 2006 dhe ka luajtur 30 herё pёr kombëtaren holandeze


Guardiola fjaloset me Samuel Etoo

Menaxheri i Barcelonёs, Pep Guardiola, ka pasur një fjalosje me sulmuesin kamerunas Samuel Eto'o gjatë stërvitjeve të djeshme.

El Mundo Deportivo shkruan se Guardiola ka pasur njё konflikt me sulmuesin kamerinas gjatё njё seance stërvitore me dyer tё mbyllura.

Eto’o dhe pjesa e tjetër e ekipit ёshtё urdhëruar tё bёjё tendosje, diçka qё Guardiola beson se ёshtё një ushtrim i fuqishëm. Trajneri ka qenë i pakënaqur me përpjekjet e Eto’o dhe ka kërkuar ta bёjё edhe mё mirё.

Por, lojtari ia ka kthyer Guardiolёs dhe pas njё fjalosje, Eto’o ёshtё larguar mё herët nga stërvitja


Ibrahimovic i kënaqur me çmimet

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte fituesi kryesor në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Calcio Oscars” të hënën mbrëma, është shprehur shumë i kënaqur për çmimet individuale që ka fituar.

Ibracadabra fitoi tre trofe, për golin më të mirë të vitit, lojtarin më të mirë të huaj dhe lojtarin më të mirë në Serie A për vitin 2008.

Votimin për këto çmime e kanë bërë të gjithë lojtarët në Serie A, ndërsa 27-vjeçari është shprehur i kënaqur dhe i ka falënderuar kolegët e tij për votat.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët të cilët votuan për mua. Pastaj trajnerët e mi Jose Mourinho dhe Roberto Mancini, me të cilët jam stërvitur gjatë vitit që shkoi”.

“Jam shumë i lumtur për këto çmime dhe shpresoj të vazhdoj të fitoj me Interin”, ka përfunduar suedezi


Juventusi planifikon ofertё pёr Robben

Mediat italiane raportojnë se Zonja e Vjetёr ёshtё nё kёrkim tё anësorit tё Real Madridit, Arjen Robben.

Corriere dello Sport shkruan se Juventusi e sheh mesfushorin holandez si njё opsion pёr tё qëndruar nё krah tё kapitenit Alessandro del Piero.

Robben do tё arrinte nё Torino si njё pasues i Pavel Nedved, i cili pritet tё luajё edhe sezonin e ardhshёm.

Juve ёshtё kthyer kah Robben pasi ёshtё tmerruar nga çmimi qё ka kërkuar Bayern Munich pёr francezin Franck Ribery.


Barcelona ringjall interesimin pёr Lahm

Lideri i La Ligёs, Barcelona, e ka ringjallur interesimin pёr mbrojtësin e Bayern Munichut, Philipp Lahm.

Sportivja spanjolle Sport, shkruan se drejtori sportiv i Barcelonёs, Txiki Begiristain, ka rifilluar bisedimet me Bayernin disa javё mё parё, pёr tё marrё shërbimet e gjermanit.

Barca ёshtё duke e kërkuar mbrojtës tё majtё si përforcim pёr sezonin e ardhshёm dhe Begiristain e ka bёrё mbrojtësin gjerman Lahm prioritar


Emerson: Kaka dhe Pato do tё luajnë pёr Realin

Mesfushori i Milanit, Emerson, iu ka thёnё tifozëve tё Real Madridit tё përgatiten tё shohin dy bashkёvendёsit e tij, Kaka dhe Alexandre Pato, tё veshur me fanella tё bardha nё njё tё ardhme tё afërt.

“E di se njё ditё Pato do tё luajё pёr Madridin. Kaka e ka marrё vendimin e tij (pёr Manchester Cityn) dhe ёshtё shumё i mençur. Ai ёshtё i ri, duhet tё mendojё jo vetëm pёr para. Interesimi ende nuk ёshtё zyrtar, por ai mendon rreth tё ardhmen nё Madrid”, thotë Emerson.

“Dukshёm, tё gjithё lojarёt qё janë kampionё, njё ditё duan tё luajnë nё Madrid, dhe Kaka ёshtё njё kampion i tillё. Milani ёshtё klubi i dytё mё i madh nё botё, prapa Madridit”, ka shtuar braziliani.

Mё herët, edhe Beckham kishte shprehur mendimin e tij se Kaka dëshiron tё bashkohet me Real Madridin


Ronaldo: Dua mё shumё çmime dhe trofe

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se çmimi i Lojtarit mё tё Mirё tё Vitit nuk ёshtё i mjaftueshëm pёr tё.

Pavarësisht se fitoi po thuajse gjithçka nё futboll, Ronaldo thotë se ai ende ka njё dёshirё tё bujshme pёr tё renditur edhe mё shumё çmime nё raftin e tij.

“Kurrё nuk i kam numëruar, por ka hapёsirё edhe pёr mё shumё. Dua tё fitoj edhe mё shumё. Ajo çfarë kam fituar tashmë ёshtё ngazёllyese, por dua tё fitoj ende”, ka thёnё Ronaldo.

“Nё dy ose tre vite nga tash dua tё kem edhe njё Kёpucё tё Artё, edhe njё Top tё Artё dhe kush e di ndoshta edhe njё çmim tё Lojtarit mё tё Mirё tё Vitit”, ka shtuar portugezi


Mijatovic afёr largimit nga Reali .

Drejtori sportiv i Realit, Pedja Mijatovic, raportohet se ёshtё drejt largimit tё tij nga Real Madridi, para fundit tё sezonit. El Mundo Deportivo shkruan se presidenti i ri i Real Madridit, Vicente Boluda, ka përjashtuar qё tё ketë mё shumё nënshkrime kёtё muaj, dhe me kёtё vendim pёrfundojnё edhe pёrgjegjёsitё e Mijatovic.

Serbi raportohet se ka kërkuar 1 milionë funte kompensim.

Mendohet se Boluda do t’i shkarkojë edhe Mijatovicin edhe asistentin e tij Carlos Bucer dhe do t’ia japë kёtё detyrë Miguel Angel Portugal.


Juventus ofron Iaquintan pёr Hamsik  .

Mediat italiane kanё përcjellё lajmin se Juventusi planifikon tё bёjё ofertё pёr shërbimet e mesfushorit tё Napolit, Marek Hamsik. Sllovaku ёshtё njё prej lojtarёve mё tё mirё tё Napolit dhe pёr shkak tё paraqitjeve tё tij tё mira ёshtё cak i tё gjithё gjigantёve tё Serie A.

Mediat italiane kanё bёrё tё ditur se Hamsik nuk do tё qëndrojё nё klub nёse nuk sigurohet pjesëmarrje nё Ligёn e Kampionёve kёtё sezon. Besohet se ish-lojtari i Brescias ёshtё i lumtur nё Napoli, por gjithçka ёshtё e mundur.

Tuttosport ka shkruar se Juventusi ёshtё duke e përcjellё situatën e tё riut dhe tashmё ka përgatitur ofertё nё tё cilёn do ta përfshijё edhe sulmuesin Vincenzo Iaquinta


Materazzi nё rrugё pёr nё Tottenham?

Agjenti i mbrojtësit italian Marco Materazzi, ka pohuar se Tottenham ka dërguar ofertё tek Interi pёr klientin e tij.

Mediat mbrёmё shkruan pёr interesimin e Tottenham dhe Portsmouth pёr mbrojtësin e nerazurёve, ndërsa kёto shkrime sot i ka pohuar edhe vet agjenti i lojtarit, Claudio Vigorelli.

“Ka interesim nga Anglia dhe mund tё them se Tottenham nё disa ditët e kaluara ka shprehur interesim pёr Marcon. Ne jemi nё njё fazё tё hershme, ata kanë biseduar me Interin dhe i kanë prezantuar diçka futbollistit”, ka thёnё Vigorelli.

“Mbetet qё klubi dhe Marco tё vendosin nёse do ta pranojnë ofertën”, ka përfunduar agjenti për Calciomercato.

Materazzi ka marrëveshje me Interin deri nё fund tё sezonit tё ardhshëm, ndërsa interesim pёr tё krahas Tottenham kanë shprehur edhe Manchester City dhe Portsmouth


Tottenham nënshkruan me Cudicinin .

Mediat angleze, raportojnë se Tottenhami ka nënshkruar me portierin e dytё tё Chelseat, Carlo Cudicini. Daily Mail bёn tё ditur se portieri 35-vjeçar ёshtё transferuar nga Stamford Bridge nё White Hart Lane, pёr njё shumё prej 1 milionё funte.

Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ishte nё kërkim tё njё portieri me pёrvojё dhe tё dëshmuar, pasi Gomez tregoi njё formё jo stabile gjatё pjesës sё parё tё sezonit, ndërsa aktualisht vuan edhe nga njё lёndim i lehtё.

Redknapp i ka lejuar spanjollit legjendar, Cesar Sanchez, i cili ishte portier i dytё, tё largohet nё drejtim tё Valencias, ndërsa ёshtё i gatshёm t’i japё rast edhe tё riut Ben Alnwik nё ndeshjen e sotme tё Kupёs Carlin, nё tё cilёn Tottenham do tё ndeshet ne Burnleyn.

Cudicini ka qenё portieri i dytё i Chelseat qё nga arritja e Petr Cech, nё vitin 2004. Ai pati marrëveshje me blutë deri nё fund tё këtij sezoni, qё ka qenё edhe arsyeja pse Chelsea ka vendosur ta pranojё njё ofertё aq tё ulёt si kjo e Tottenham.


Ferguson trajneri mё i mirё i 12 viteve tё fundit

IFFHS ka zbuluar listën e trajnerëve mё tё mirё nё 12 vitet e fundit dhe si zakonisht ka disa befasi, ndërsa nё krye tё saj gjendet menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson. Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave ka bёrё listёn e re tё mё tё mirёve dhe kёtё herё ajo pёrbёhet nga trajnerët mё tё mirё tё 12 viteve tё fundit.

Sir Alex Ferguson kryeson listёn pasi ka fituar plot 21 trofe gjatё kohës sё tij me Manchester United, derisa Marcelo Lippi ёshtё i dyti falё shumё trofeve me Juventusin, pёrfshirё titujt e Serie A dhe tё Ligёs sё Kampionëve, dhe sigurisht falё triumfit nё Kupёn Botёrore me kombёtaren e Italisё nё vitin 2006.

Arsene Wenger ёshtё i treti, edhe pse ai ka fituar dukshёm mё pak trofe me Arsenalin se sa dy kryesuesit, por ai e ka shndërruar Arsenalin nё njё prej ekipeve mё me stil dhe mё sulmuese nё Evropё, tё shumtёn e rasteve me lojtarё tё rinj.

Por, mungesa e Carlo Ancelottit nё top 10, edhe pse ky fitoi çdo trofe tё mundshёm me Milanin, ёshtё befasi.

Edhe trajneri aktual i Anglisё, Fabio Capello, ёshtё vetëm i 20-ti, pavarësisht titujve tё fituar me Romёn, Juventusin dhe Real Madridin,

Mё poshtё ёshtё lista e top 10 menaxherёve nё 12 vitet e fundit, e shpallur nga IFFHS:

1. Alex Ferguson, 78 pikё
2. Marcelo Lippi, 58 pikё
3. Arsène Wenger, 53 pikё
4. Guus Hiddink, 45 pikё
5. Sven-Goran Eriksson, 41 pikё
6. José Mourinho, 40 pikё
7. Ottmar Hitzfeld, 39 pikё
8. Luiz Felipe Scolari, 38 pikё
9. Frank Rijkaard, 34 pikё
10. Marcelo Bielsa, 34 pikё


Arshavin sot nënshkruan për Arsenalin?

Tabloidët britanikë spekulojnë se mesfushori ofanziv i Zenit St. Petersburgut, Andrei Arshavin, gjatë ditës së sotme do të arrijë në Emirates Stadium. “Ende nuk ka lajme konkrete, mirëpo të martën do të ketë”, ka thënë agjenti i lojtarit rus, Dennis Lachter.

“Negociatat me Arsenalin vazhdojnë, ndërsa mundësitë janë të mëdha që Arshavin së shpejti do të luajë në Ligën Premier”, thotë trajneri i Zenitit, Dick Advocaat, për “The Belfast Telegraph”.

Sipas të gjitha gjasave 27-vjeçari do të nënshkruajë në kohë për të luajtur në ndeshjen e të dielës kundër Cardiffit të vlefshme për FA Cup.


Skuadra më e mirë e vitit 2008 sipas FIFA-s .

FIFA ka caktuar formacionin më të mirë të vitit 2008, i cili dominohet nga lojtarët spanjollë.

Më shumë se 46% e votuesve e kanë zgjedhur portierin Iker Casillas, para Gianluigi Buffon (15%) dhe Edwin van der Sar (9%).

Në mbrojtje: Sergio Ramos ka dalë fitues ndaj Dani Alvesit në krahun e djathë, ndërsa Philipp Lahm ka zënë pozitën e mbrojtësit të majtë me 2% më shumë se Patrice Evra. Qendërmbrojtësit e preferuar janë John Terry (28%) dhe Carles Puyol (25%), përpara Rio Ferdinand (22%) dhe Fabio Cannavaro (15%).

Në mesfushë votuesit kanë zgjedhur katërshen: Xavi, Steven Gerrard, Franck Ribery dhe Kaka, i cili është i vetmi lojtar nga Serie A.

Në sulm janë vendosur dy lojtarët më të mirë në botë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Skuadra më e mirë e vitit 2008 sipas FIFA.com:

Portier: Iker Casillas (Real Madrid, Spanjë)

Mbrojtës: Sergio Ramos (Real Madrid, Spanjë), John Terry (Chelsea, Angli), Carles Puyol (Barcelona, Spanjë), Philipp Lahm (Bayern Munich, Gjermani)

Mesfushorë: Xavi (Barcelona, Spanjë), Steven Gerrard (Liverpool, Angli), Kaka (Milan, Brazil), Franck Ribery (Bayern Munich, Francë)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona, Argjentinë), Cristiano Ronaldo (Manchester United, Portugali)


Zyrtare: Pennant huazohet tek Portsmouth .

Ekipi i Portsmouth ka pohuar se ka arritur ta angazhojë lojtarin e Liverpoolit, Jermaine Pennant, si huazim deri nё fund tё sezonit. Trajneri i Portsmouthit, Tony Adams, ёshtё ndarё i kënaqur qё ka arritur ta sjellё anësorin nё Fratton Park. Pennant do tё mbajё numin 14.

“E njoh atё njё kohё tё gjatё. Ishim sё bashku nё Arsenal para shumё vitesh. Ai ishte ‘djaloshi i ri nga mëhalla’ dhe vlente pёr njё talent tё madh”, ka thёnё Adams.

“Ai ёshtё i shpejtё dhe ka kualitete tё mira teknike. Ai mund t’i sulmojё mbrojtësit. E kam parё atё sё bashku me Crouch nё Liverpool nё ndeshjen kundër Fulhamit vitin e kaluar dhe vazhdimisht kishte depërtim nga ana e djathtё dhe harkime tek Crouch. Ky ёshtё njё kombinim tё cilin sёrish dua ta krijoj”, ka shtuar trajneri i Portsmouth.


Beckham: Kaka e dëshiron Real Madridin .

"AS" shkruan se David Beckham ka thënë që arsyeja që Kaka nuk ka pranuar të transferohet te Manchester City, është se superylli brazilian dëshiron të luajë për Mbretërit e Real Madridit. E përditshmja sportive ka nxitur spekulime të radhës për diçka që tashmë duket e pamundur duke llogaritur refuzimin e milionave që e bëri Kaka për të qëndruar në San Siro.

Sipas “AS”, braziliani e ka pyetur Beckhamin për kohën të cilin e ka kaluar në Real Madrid dhe se mesfushori anglez është i bindur që Kaka dëshiron të luajë për Los Merengues.

“Kaka dëshiron të shkojë në Real Madrid dhe jo te City. Mendoj se në qershor ai do të luajë për Realin. Mendoj se dikush i ka bërë telefonatë dhe ai e ka marrë vendimin”, është cituar t’i ketë thënë një miku Beckham.


Totti do luajë kundër Interit .

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, mund të bëjë një paraqitje befasuese në ndeshjen e vlefshme për Coppa Italia të mërkurën mbrëma kundër Interit. Er Pupone ka qenë jashtë fushe që nga dhjetori pas një sërë problemesh që nga lëndimi në ndeshjen kundër Catanias.

Sido që të jetë, simboli romak është rikuperuar shpejtë, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se kapiteni mund të bëjë një paraqitje sensacionale në çerekfinalen e nesërme të Kupës së Italisë kundër Interit në Giuseppe Meazza.

Për të shtuar lajmet e mira te Roma, Mirko Vucinic dhe Alexandre Doni janë rikuperuar nga lëndimet e lehta dhe pritet të jenë në ndeshje kundër Nerazzurëve.